Tuesday, November 1, 2016

Bactogram (tableta)

Veprimi
Acidi nalidiksik është substancë me veti antimikrobike nga grupi i kinolonëve.
Mekanizmi i veprimit qëndron në bllokimin e acidit nukleik dhe çrregullimin e sintezës së ADN-së.
Ky bar vepron në mënyrë baktericide ndaj bakterieve gram negative, siç janë: E.coli, Proteus, Klebsiela, Shigella, Salmonella dhe Enterobacter.

Indikimet
Mjekimi i infeksioneve akute e kronike të traktit urinar (cistiti, uretriti, prostatiti), të shkaktuara nga mikroorganizmat gram negative (përveç llojeve të Pseudomonas), të ndjeshme ndaj acidit nalidiksik.
Mund të përdoren edhe për mjekimin e rasteve të veçanta të infeksioneve gastrointestinale të shkaktuara nga mikroorganizma gram negative (Shigella, Salmonella) të ndjeshme ndaj acidit nalidiksik (diarrea bakterore).

Kundërindikimet
Mbindjeshmëria në acid nalidiksik dhe komponime të ngjajshme, shtatzënësia dhe gjidhënia, çrregullimet e mëparshme konvulsive ose porfiria, insuficienca e veshkave me oligouri dhe anuri.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Të rriturit: 4 herë në ditë nga 1 g (2 tableta), më së paku 7 ditë, te infektimet akute.
Nëse mjekimi zgjat më shumë se 15 ditë, doza ditore zvogëlohet përgjysmë.
Fëmijët: 50-55 mg/kg peshë trupore, në 4 doza të ndara, 7 ditë me radhë; në rast se ka nevojë për mjekim më të gjatë, dozat zvogëlohen në 30-33 mg/kg në ditë.

Efektet anësore
Mundim, vjellje, diarre, dhembje abdominale, dhembje koke, marramendje, çrregullim të të parit, ëndërra, depresion, shqetësim; në raste të rralla përshkruhen psikoza toksike dhe konvulsione të shkurtra, zakonisht pas përdorimit të dozave të larta.

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë të dhomës 15 C-25 Gradë Celcius, në vend të thatë, i mbrojtur nga drita.
Bari mbahet larg nga kontakti me fëmijët.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 28 tableta nga 500 mg.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive