Tuesday, November 1, 2016

Bioarginina (tretësirë)

Përbërja:
Çdo flakon përmban:
Lënda vepruese: L-argininë 1,66 g
Shtesa: sakarozë, acid citrik, metil p-hidroksibenzoat; propil p-hidroksibenzoat, alkol etilik 96°, aromë luleshtrydhesh , ujë i depuruar.

Forma farmaceutike dhe paketimi:
Tretësirë orale.
20 flakone nga 20 mL me 1.66 g L-argininë.

Kategoria farmakoterapeutike: Tonizues.

Indikimet terapeutike :
Bioarginina 1.66g/20 mL është e indikuar si ndihmës në oligoastenospermitë dhe në hyposomitë.
Gjen përdorim në gjendjet e lodhjes dhe në astenitë.

Kundërindikimet:
Ndjeshmëri e rritur ndaj përbërësve ose lëndëve afërsisht të ngjashme nga pikëpamja kimike.

Përkujdesje gjatë përdorimit
Nuk kërkohet marrja e ndonjë mase specifike në rastet e përdorimit te medikamentit.

Kujdes te veçantë:
Bioarginina 1.66 g/20 mL tretësirë nga goja mund të jepet pa patur asnjë ndërhyrje tek gratë shtatzëna dhe te ato me fëmijët në gji.
Bioarginina 1,66g/20 mL tretësirë nga goja nuk ndërhyn në aftësinë për të drejtuar makinën.

Doza , koha dhe mënyra e përdorimit të barit.
Gjatë Oligoastenospermisë duhet të merren të paktën 3 flakona te vegjël në ditë.
Gjatë hyposomisë duhet të merret : 1 flakon i vogël në ditë tek femijët nën 6 vjeç dhe 2 flakona të vegjël në ditë te fëmijët mbi 6 vjeç.
Gjatë gjendjes së lodhjes dhe astenisë mund të jepen : 1-2 flakona të vegjël në ditë.
Preparati merret nga goja e mund te hollohet me ujë.

Informacione qe duhet te kihen parasysh përpara përdorimit të barit:
Kujdesi dhe masat parandaluese gjatë përdorimit.
Nuk kërkohen masa të veçanta gjatë përdorimit.
Bioarginina orale mund të jepet pa asnjë hezitim gjatë kohës se shtatzanisë dhe gjidhënies.
Bioarginina orale nuk ndërhyn në aftësinë për të drejtuar makinën .

Ndërveprime të barit : nuk janë të njohura .
Nëse jeni duke përdorur barna të tjera kërkoni këshillën e mjekut tuaj ose të farmacistit.

Efekte të padëshiruara:
Nuk janë shënuar efekte të padëshiruara të barit.
Është e rëndësishme të komunikoni me mjekun apo farmacistin për çfarëdo efekti të padëshiruar.

Mbidozimi:
Nuk janë njohur incidente akute me L-argininën.
Në raste të marrjes aksidentale të një sasie jo normale të Bioargoininës orale, lajmëroni menjëherë mjekun ose drejtohuni në qendrën më të afërt spitalore.

Afati i përdorimit dhe ruajtja
Mos e përdoni preparatin pas datës së lejuar të përdorimit të treguar në kuti.
Pas përdorimit mos e hidhni kutinë në ambientin përreth.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive