Tuesday, November 1, 2016

Bospyrin (tableta)

1.Çfarë është BOSPYRIN® 100 tableta dhe për çfarë përdoret
Bospyrin i marur në doza te vogla, përdoret si antitrombotik.
Përbërja: 100,0 mg acid acetilsalicilik.
Paketimi : Kutia me 20 tableta prej 100 mg.

Si vepron BOSPYRIN® 100 tableta
Në trombocite acidi acetilsalicik inhibon ciklooksigenazën dhe frenon formimin e peroksidazës, që është përgjegjëse për kthimin e acidit arahidonik në tromboksan i cili është përgjegjës për agregimin e trombociteve, kurse një pjesë edhe për vazokonstriksion.
Veprimi antiagregues zgjatë 48 orë dhe acidi acetilsacilik jepet vetëm një herë në ditë ose çdo të dytën ditë.
Përveç kësaj acidi acetilsalicik frenon bashkimin e granulociteve në enët e dëmtuara të gjakut, stabilizon lizosomet, inhibon migrimin e makrofagëve dhe leukociteve polimorfonuklearë në vendin e infalmuar.
Ky veprim është themel i profilaksës së infarktit primar te personat me faktor rreziku të theksuar (sëmundja e sheqerit, konsumimi i duhanit, hiperkolesterolemia, hipertensioni, sëmundja koronare në anamnezat familjare), përgjithësisht te personat më të moshuar se 50 vjet.
Acidi acetilsalicilik është i suksesshëm edhe në profilaksinë e riinfarktit (profilaksisë sekondare e infarktit të miokardit).
Acidi acetilsalicilik zvogëlon mortalitetin kardiovaskular dhe infarktin e rëndë.
Bospyrin vepron edhe në profilaksinë sekondare të sëmundjeve vaskulare.
Më tej, zvogëlon shpeshtësinë e incidenteve cerebrovaskulare të të sëmurit me sulme iskemike tranzitore.

Kur përdoret BOSPYRIN® 100 tableta
- Profilaksia e infarktit të miokardit te personat me faktor të theksuar të rrezikut, të moshuarit mbi 50 vjeç (preventiva primare e infarktit);
- Profilaksia e riifarktit të miokardit (preventiva sekondare e infarktit);
- Profilaksia e insultit cerebrovaskular te të sëmurët me sulme iskemike tranzitore;
- Profilaksia e infarktit të miokardit te të sëmurët nga angina pektoris jostabile;
- Infarkti akut i miokardit – i kombinuar me streptokinazë;
- Trajtimi i recidivit të trombozës së thellë – si terapi shtesë.

Çfarë duhet të dini para se të përdorni
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet ta përdorni BOSPYRIN® 100 tableta
- alergjia në salicilate
- ulcera peptike
- çrregullimi i koagulimit të gjakut
- gjidhënia
- gihti

Përkujdesjet
Acidi acetilsalicilik me kujdes u jepet të sëmurëve me astmë, të sëmurëve me insufiçiencë të veshkave dhe mëlçisë, me sindromin e dehidrimit, personave të moshuar të cilët marrin terapi antikoagulante, tre muajt e parë dhe të fundit të shtatzënisë për shkak të mundësisë të pasojave te fryti dhe gjatë lindjes.
Te pacientët të cilët duhet ti nënshtrohen ndvrhyrjes kirurgjikale Bospyrin 100 duhet ndërprerë 5 ditë para ndërhyrjes të planifikuar kirurgjikale për shkak të rritjes së mundësisë për gjakderdhje.

Marrja e BOSPYRIN® 100 tableta me ushqimin dhe pijet
BOSPYRIN® 100 tableta merret pas ushqimit me një gotë ujë.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Gjatë shtatzënisë duhet mënjanuar përdorimit të gjatë të acidit acetilsalicilik.
Nënat që japin gji të cilat marrin Bospyrin 100 duhet ta ndërprejnë gjidhënien.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Bari mund të ndikoj në aftësitë psikofizike të pacientit.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Marrja e njëkohëshme e antireumatikëve të tjerë josteroid dhe kortikosteroidëve sjell deri te fuqizimi i efekteve të padëshiruara të acidit acetilsalicilik.
Ndërveprimi me antikoagulant sjell deri te smadhimi i gjakëderdhjes.
Acidi acetilsalicilik zvogëlon efektet e kaptoprilit, kurse smadhon efektin toksik të metotreksatit. Marrja e barit e rrit nivelin e valproat natriumit (sigurisht edhe të fenitoinës) dhe duhet kujdes i shtuar në terapinë e të sëmurëve me epilepsi.
Marrja e alkoolit e rrit veprimin e acidit acetilsalicilik.

3. Si përdoret BOSPYRIN® 100 tableta
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi
Gjysëm deri në 1 tabletë Bospyrin në ditë, ose 1 tabletë çdo të dy ditë.
Merret pas ushqimit, kurse trajtimi me këto tableta është i përhershëm.

Nëse përdorni BOSPYRIN® 100 tableta më shumë sesa duhet
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin !

Nëse haroni të merrni BOSPYRIN® 100
Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar.

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe BOSPYRIN® 100 tableta mund të shkaktojë efekte anësore.
Nëse vëreni çfarëdo simptome të cilat do të mund të jenë reaksion i padëshiruar nga BOSPYRIN® 100 tableta, e nuk janë përmendur në këtë udhëzim, informojeni mjekun Tuaj ose farmacistin!
Bospyrin 100 rrallëherë shkakton paraqitjen e efekteve tjera.
Mund të paraqitet djegësira në stomak, mundim, vjellje gjatë ngacmimit të mukozës dhe erozione, kurse rrallë shkakton gjakëderdhje nga trakti gastrointestinal.
Reaksionet e ndjeshmërisë (urtikaria, angioedema, sulme astmatike) janë kryesisht te astmatikët.
Sindromi Reye (encefalopatia dhe degjenerimi yndyror i mëlçisë) janë të rralla, por paraqitja e rëndë e efekteve tjera (shpesh paraqitet te fëmijët të cilët gjatë gripit ose variolës marrin salicilate).

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet edhe pa recetë të mjekut.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive