Tuesday, November 1, 2016

Bronles 375mg (kapsula te forta)

1. ÇFARË ËSHTË BRONLES -i  DHE PËR ÇFARË PËRDORET?
Përmbajtja:
Një  kapsulë përmban 375 mg karbocisteinë.

Forma farmaceutike dhe përbërja:
Bronles kapsulat janë kapsula xhelatione me ngjyrë portokalli të lehtë, të mbushura me pluhur të bardhë.

Paketimi
Kutia përmban 30 kapsula të 375 mg të paketuara në blistera  AL/PVC, dhe fletudhëzimin.

Si vepron Bronles?
Bronles (karbocisteinë) i përket grupit të barnave të quajtura mukolitikë. Ky vepron në gëlbazë (mucus) duke e bërë ate më pak ngjitëse. Kjo e lehtëson nxjerrjen e tij jasht me anën e kollitjes.

Kur përdoret Bronles?
Kapsulat Bronles merren gjatë problemeve me rrugët e frymëmarrjes (traktit respirator), të cilat shfaqen kur krijohet gëlbazë e bollshme, ose nëse ajo është e dendur dhe ngjitëse.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI BRONLES?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Bronles?
Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në karbocisteinë ose në cilindo përbërës tjetër të Bronles-it.
Simptomet e reaksioneve alergjike përfshijnë:skuqje, vështirësi gjatë gëlltitjes, enjtje e buzëve, fytyrës, fytit ose gjuhës.
-Nëse keni ulçerë të stomakut ose zorrëve.

Përkujdesje të veçanta me Bronles:
Nuk ka përkujdesje të veçanta për përdorim.

Përdorimi i Bronles-it me ushqime dhe pije
Kapsulat Bronles mund të merren me ose pa ushqim.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Tregoni mjekut tuaj nëse në ndërkohë i keni këto gjendje:
• Nëse jeni shtatzënë, nëse dyshoni se jeni shtatzënë ose tentoni të mbeteni shtatzënë. Ky bar nuk duhet të merret gjatë tremujorit të pare të shtatzënisë.
• Nëse jeni gjidhënëse ose planifikoni të ushqeni fëmijën me gji.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Nuk ka të dhëna të mjaftueshme lidhur me veprimin e karbocisteines në aftësitë psikofizike për ngarje ose për operim me makineri.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Nuk ka ndërveprime me barna të tjera dhe forma tjera të ndërveprimeve.

3. SI TË PËRDORET BRONLES-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku i juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Të rriturit:
Doza e zakonshme është dy kapsula, 3 herë në ditë.
Nëse përmirësohen simptomat tuaja, ju mund ta ulni dozen në një kapsulë, 4 herë në ditë.
Fëmijët:
Kapsulat Bronles nuk rekomandohen për fëmijë. Për fëmijët mund të përdoret forma tjetër farmaceutike e quajtur Bronles sirup 125 mg/5 ml.

Nëse përdorni Bronles  më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Bronles-it  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Mund të manifestohen çrregullimet gastrointestinale që janë simptomat më të shpeshta nga mbidozimi.

Nëse keni harruar ta merrni Bronles-in
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Bronles -it
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Bronles-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Nëse vëreni disa nga këto simptoma, menjëherë ndërpreni marrjen e barit dhe informoni mjekun ose drejtohuni te institucioni shëndetësor më i afërt:
Reaksione alergjike të cilat përfshijnë:skuqje vështirsi gjatë frymëmarrjes, enjtje e buzëve, fytyrës, fytit dhe gjuhës.
Nëse vëreni disa nga këto efekte serioze menjëherë informoni mjekun tuaj:
Gjak nga stomaku gjatë vjelljes ose jashtëqitje me ngjyrë të zezë.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar të ruhet në temperaturë nën 30°C.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret edhe pa recetë të mjekut (OTC).

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive