Tuesday, November 1, 2016

Bruxicam (kapsula dhe suposte)

PËRBËRJA
Kapsulat:-Një kapsulë prej 20mg përmban: 20mg Piroksikam.
Shtesat: laktose, amid, celulose mikrokristaline, magnes stearat, talk.Kapsula është e përbërë nga xhelatin bioksid titaniumi (E171),indikotin(E132).
Supostat-1supost përmban:20 mg Piroksikam.
Shtesat: trigliceride e acideve yndyrore të saturuar, gesilit.

FORMA FARMACEUTIKE
Kapsula prej 20mg, supostë 20 mg.

KATEGORIA FARMAKOTERAPEUTIKE
Antiinflamator dhe antireumatik josteroid.

INDIKIMET TERAPEUTIKE
Trajtimi simptomatik i dhimbjeve reumatike, inflamatore dhe degjenerative.

KUNDËRINDIKIMET:
Mbindjeshmëri ndaj komponentëve të produktit.
Bruksikami nuk duhet përdorur në raste të ulçerës gastro-intestinale, gastrite, crregullime të tretjes , çrregullime të rënda hepatike dhe renale, insuficiencë e rëndë kardiake.,hipertensioni i rëndë , sëmundjet e rënda hematologjike, si dhe në subjekte me diatesë hemorragjike.
Eksiston mundësia e sensibilitetit të kryqëzuar, me acidin acetilsalicilik ose barnave të tjerë antiinflamatorë jo steroide shkaktare të simptomave astmatike,rinite,polipozat nazale angioedema,urtikarje.
Përdorimi i Bruksikamit kundërindikohet në shtatzëni dhe gjidhënie.

KËSHILLA SPECIALE PËR PËRDORIM
Në pacientë me anamnezë për sëmundje të traktit të sipërm tretës, piroksikami duhet të merret vetëm nën kontrollin e rreptë të mjekut .
Kujdes të vecantë duhet treguar edhe në rastet me insufiçiencë kardiocirkulatore , hipertension arterial, funksion renal ose hepatik te reduktuar, hipoperfusion renal, alterime te gjakut , në subjektet nën trajtimin me diuretike dhe ata në moshë të thyer.
Në të gjithë këto raste është mire të monitorizohen në mënyrë periodike parametrat klinike dhe laboratorikë sidomos kur pacienti do të trajtohet për një kohë të gjatë.
Ndërveprimi në metabolizmin e acidit arakidonik, në astmatikët dhe subjekte të predispozuar , mund të shkaktohen kriza bronkospasme ,fenomene alergjike dhe gjëndje shoku.
Ashtu si për preparate të tjera analoge , në disa pacientë është vëne re rritje e azotemisë që kthehet në norme sapo ndërpritet trajtimi.
Veç të tjerash duhet të kontrollohet glicemia kur pacienti është diabetik dhe koha e protrombinës ne subjektet që në të njëjtën kohë trajtohen me antikoagulantë me derivate dikumarinike.
Piroksikami ,si antiinflamatorët e tjerë josteroid frenon agregimin trombocitar dhe zgjat kohën e koagulimit ; kjo duhet kujtuar kur testet hematologjike bëhen në pacientë të trajtuar me barna që frenojnë agregimin trombocitar.
Meqë janë venë re çrregullime të syve gjatë trajtimit me NSAID është e këshillueshme të bëhen teste oftalmologjike herë pas here.
Përdorimi Bruxicamit si çdo barnë tjetër që frenon cyklooxygenazen dhe sintezën e prostaglandinave nuk është e këshillueshme në gratë që mendojnë të fillojnë një shtatëzëni.
Marrja e Bruxicamit duhet të ndalohet në gratë me probleme të fertilitetit ose që i nënshtrohen testeve të fertilitetit.

NDËRVEPRIME ME BARNA TË TJERË DHE FORMA TË TJERA NDËRVEPRIMI
Bruksikami ndërvepron me acidin acetilsalicilik dhe substanca të tjera antiinflamatore josteroide që inhibojne agregimin trombocitar .
Marrja e njëkohshme e tij me litiumin dhe NSAID shkaktojnë rritje të nivelit plasmatik të litiumit. Bruksikami lidhet me proteinat plasmatike dhe ka mundësi të interferojë me barna të tjera të lidhura me proteinat.
Mjeku duhet të kontrollojë pacientët e trajtuar me Bruxicam (piroxicam) dhe barna të tjera të lidhura me proteina të pershtasë në qoftë se është e nevojshme dozimin.
Pas marrjes se Cimetidines thithja e Bruksikamit rritet lehtësisht.
Kjo rritje nuk demonstrohet dukshëm klinikisht.
Ekzistojnë edhe ndërveprime të tjera: Brulicami mund të ulë efikasitetin e diuretikëve dhe ndoshta dhe te antihipertensivëve.
Në rastet e marrjes në një kohë me preparate që mbajnë kaliumin ose me barna diuretike që japin ulje të kaliumit ekziston rreziku i rritjes së kaliumit në plasëm (hiperkalemia).
Marrja e njëkohshme me glukokortikoide rrit rrezikun e hemorragjive gastrointestinale.
Nuk këshillohet përdorim i njëkohshëm me acidin acetilsalicilik dhe antiinflamatorë të tjerë josteroidë. Evitoni pirjen alkoolit.
Piroksikami mund të ulë efikasitetin e dispositivit intrauterin.
Nuk këshillohet përdorimi i njëkohshëm i antiinflamatorëve josteroidë dhe kinoloneve.

Kujdes
Piroksikami frenon sintezën dhe clirimin e prostaglandinave.
Ky efekt si për barnat e tjera antiinflamatore josteroide është e lidhur me rritjen e frekuencës të distonie dhe zgjatjën e lindjes tek kafshët në të cilat përdorimi i preparatit është përdorur gjatë periudhës së fundit të shtazënisë .
BRUXICAM mund të modifikojë te vigjilencën dhe pastaj të kompromentojë aftësinë për të drejtuar makinën ose performancën e aktiviteteve të tjera.

Dozimi:Marrja për një kohe të gjatë mbi 30 mg në ditë ,rrit rrezikun e efekteve të padëshiruara gastro-intestinale.Në trajtimin e pacientëve të moshuar doza duhet të stabilizohet me kujdes nga mjeku që duhet të vlerësojë mirë reduktimin e dozës së përshkruar më lart.

Doza,mënyra dhe frekuenca e marrjes
Doza ditore sugjerohet në fillim të trajtimit prej 20mg (një kapsule ose një suposte në ditë) në një marrje të vetme.
Në format reumatike të rënda terapia duhet të fillohet me 40 mg në ditë për dy ditët e para , në dozë unike ose të ndarë.
Trajtimi mbajtes në pjesen më të madhe të rasteve duhet të jetë me të njëjtën dozë prej 20mg në ditë.
Një marrje e zgjatur e dozës mbi 20 mg në ditë rrit rriskun e efekteve të padëshiruara gastro-intestinale. Në trajtimin e pacienteve të moshuar doza duhet të stabilizohet me kujdes nga mjeku që duhet të vlerësojë mirë reduktimin e dozës së përshkruar më lart.

Kohëzgjatja e trajtimit
Në përputhje me shkallën e rëndesës së sëmundjes dhe sipas përshkrimit të mjekut.

Mënyra e përdorimit
Capsula: merret nga goja me pak ujë.
Suposti duhet të mbahet në frigorifer ose në ujë të ftohtë për disa minuta para përdorimit rektal.

Mbidozimi
Në rastet me mbidozim nga Bruxicam këshillohet një terapi simptomatike mbajtëse.

EFEKTE TË PADËSHIRUARA
Efektet anësore më të zakonshme të bruksikamit janë çrregullimet gastrointestinale që përfaqesohen nga të përziera, shqetësime të stomakut,konstipacion, diarre, flatulence (grumbullim gazrash) , dhimbje epigastrike, anoreksi .
Janë parë raste sporadike të ulçerës gastrike, me ose pa hemorragji dhe perforacione që rrallë mund të kenë qenë fatale.
Efekte të tjera të padeshiruara: fenomene mbindjeshmerie si erupsione kutane, dhimbje koke, marrje mendsh, përgjumje, të ndjerit keq,zhurmë në vesh, shurdhim, asteni, alterime të parametrave të gjakut, renie të hemoglobines dhe hematokritit, rritje të azotemisë.
Rrallë herë mund të verifikohen të vjella, edeme alergjike të duarve dhe fytyrës,rritje të fotosensibilitetit kutan,çrregullime të shikimit, trombocitopeni,pancitopeni,anemi hemolitike,
anemi aplastike, purpura Schoenlein-Henoch, eosinofili, rritje të treguesve të funksionit hepatik, ikter, me raste të rralla të hepatitit fatal.
Terapia me piroksikam duhet të ndërpritet kur shfaqen çrregullime të funksionit hepatik.
Rrallë janë parë raste të pankreatitit.
Jane referuar raste të hematurise,disurise, insuficiencës renale akute, retensionit hidrik,që mund të manifestohen me edema të ekstremiteteve të poshtme ose çrregullime kardiocirkulatore (hipertension, dekompensim).
Në raste sporadike janë referuar: epistaksis,hematemese,melene, hemorragji gastrointestinale, eritemë multiforme,ekimosa, deskuamacion të lekurës, hipoglicemi, hiperglicemi, modifikim të peshës trupore, pagjumësi, depresion, sindromi Stiven-Johnson , sindromi i Lyell, agranulocitose, disfunksion vesikal, simptoma të premonitoruara të shokut, insufiçiencë kardiake akute, stomatite, rënie flokësh, crregullime të rritjes së thonjve.
Ruajtja
Të ruhet në temperaturë të dhomës 15ºC – 25ºC, në vend të thatë i mbrojtur nga drita.
Bari mbahet larg nga kontakti me fëmijët.

Afati i përdorimit
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive