Wednesday, November 2, 2016

Cefaclor Alkaloid 125mg / 5ml (pluhur për suspension oral)

1. ÇFARË ËSHTË CEFACLOR ALKALOID  DHE PËR ÇFARË PËRDORET

Përmbajtja:
5 ml (një lugë matëse) e suspensionit oral përmban 125 mg (si cefaklor monohidrat 130.60 mg ).

Forma farmaceutike
Cefaclor Alkaloid-i granula për suspension oral, janë pluhur në formë të granulave të buta me aromë të këndëshme të dredhzës.

Paketimi:
Një shishe e qelqit (qelqi neutral me ngjyrë të errët e mbyllur me kapak të aluminit dhe e vulosur me polietilen) me 30 g granula për suspension oral (60 ml suspension oral – 125 mg/5 ml), me lugën e plastikës të shkallëzuar dhe me fletëudhëzimin në kuti të kartonit.

Si vepron Cefaclor Alkaloid-i?
Cefaclor Alkaloid-i është antibiotik i cili i përket grupit të barnave të quajtura cefalosporina, të cilat veprojnë duke i mbytur bakteriet që shkaktojnë infeksione.

Kur përdoret Cefaclor Alkaloid-i?
Cefaclor Аlkaloid përdoret për trajtimin e infeksioneve të përmendura në vijim të shkaktuara me mikroorganizma të ndjeshëm në cefaklor: infeksioni i veshit të mesëm (otitis);
faringiti dhe tonsiliti; bronkiti dhe pneumonia; cistiti dhe infeksionet e traktit urinar, infeksionet e lëkurës dhe strukturave të lëkurës.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI CEFACLOR ALKALOID?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Cefaclor Alkaloid?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në cefaklor, në antibiotikët e cefalosporinave ose në penicilina ose në cilindo përbërës tjetër të Cefaclor Alkaloid-it.

Përkujdesje të veçanta me Cefaclor Alkaloid
• Nëse edhe më parë keni pasur reaksione hipersensitive në antibiotikë si në cefalosporina, penicilina, ose në barna të tjera (reaksionet alergjike përfshijnë skuqjen, kruarjen, enjtjen, dhimbje të pazakonshme të nyjeve, çrregullim të frymëmarrjes);
• Nëse edhe më parë keni pasur çrregullime gastrointestinale, me diarre (në veçanti me kolit);
• Nëse keni probleme me veshka, ose nëse jeni në hemodializë.
Përdorimi i zgjatur ose i përsëritur i Cefaclor Alkaloidit mund të shkaktojë infeksion sekondar (superinfeksion) dhe zhvillimin e organizmave rezistent si dhe kërpudha, formimi i shiritave të bardhë në gojë ose ndryshime në rrjedhjën vaginale.
Cefaclor Alkaloid mund të intereagojë me teste të cakuara për përcaktimin e sheqerit në urinë.
Siguria dhe efikasieti i cefaklorit te fëmijët më të vegjël se 1 muaj ende nuk është stabilizuar.

Përdorimi i Cefaclor Alkaloid-it me ushqime dhe pije
Cefaklori duhet të merret së paku 1 orë përpara ose së paku 2 orë pas ushqimit.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Gjatë shtatzënisë, cefaklori mund të merret vetëm nëse është i domosdoshëm.
Efekti te fëmijët ne ushqim me gji nuk është i njohur.
Duhet kujdes i veçantë në rast se cefaklori merret nga nënat gjidhënëse.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Cefaklori nuk ka efekt në afttësitë psikofizike për ngarje të makinave apo për punë me makineri të rrezikshme.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Cefaclor Alkaloid
Nëse mjeku juaj ju ka thenë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të kontaktoni me mjekun tuaj.
Cefaclor Alkaloid-i 125 mg/5 ml pluhur për suspension oral përmban 2.997 g sukrozë në 5 ml suspension të përgatitur.
Kjo sasi duhet të merret parasysh te pacientët me diabetes mellitus.
Ky bar mund ti dëmtojë dhëmbët.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Në veçanti është e rëndësishme nëse ndërkohë merrni edhe barnat në vijim:
• Antikoagulantë oralë (barna për hollimin e gjakut) sepse cefaklori e rritë efektin antikoagulues.
• Probenecid (bar për trajtimin e podagrës dhe hiperurikemisë) sepse mund të rritet niveli plazmatik i cefaklorit.

3. SI TË PËRDORET CEFACLOR ALKALOID-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Cefaklori administrohet nga goja.
Të rriturit
Dozimi i zakonshëm për të rritur është 250 mg çdo tetë orë.
Për infeksionet më të rënda ose për infeksionet e shkaktuara me mikroorganizma më pak të ndjeshëm, doza mund të dyfishohet.
Doza maksimale është 4 g në ditë.
Të moshuarit: si edhe për të rriturit.
Fëmijët:
Doza e zakonshme e rekomanduar ditore për fëmijë është 20 mg/kg/në ditë në doza të ndara çdo 8 orë, sipas indikacionit.
Për trajtimin e bronkitit dhe pneumonisë, doza është 20 mg/kg/në ditë në doza të ndara, e administruar 3 herë në ditë.
Për otitis media dhe për faringitis, doza e përgjithshme ditore mund të ndahet dhe të  administrohet çdo 12 orë.
Siguria dhe stabiliteti ende nuk janë të stabilizuara për përdorim te fëmijët më të vegjël se 1 muaj.

125 mg/5ml
<1 vjet (9kg) 2.5 ml tid
1-5 vjeç (9-18kg) 5.0 ml tid
Mbi 5 vjeç  5.0 ml tid

Te infeksionet më serioze, otitis media, sinusitis dhe infeksionet e shkaktuara me mikroorganizma më pak të ndjeshëm, rekomandohet 40 mg/kg/në ditë në doza të ndara, deri te doza ditore maksimale prej 1 g.
Te trajtimi i infeksionit me streptokok beta-hemolitik, terapi duhet të vazhdohet së paku 10 ditë.
Pregatitja e suspensionit duhet të bëhet në farmaci, në këtë mënyrë:
Suspensioni oral Cefaclor 125 mg/5ml: para përdorimit, të shtohen 40 ml ujë i distiluar në shishe të qelqit dhe të tundet mirë.
Suspensioni i përgatitur ka ngjyrrë të kuqërremtë – rozë me arom të këndshme të dredhzës.
Para përdorimit shisheja duhet të tundet mirë!
Dozimi i suspensionit të përgatitur bëhet me lugën matëse të shkallëzuar.

Nëse përdorni Cefaclor Alkaloid  më shumë sesa duhet:
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Cefaclor Alkaloid-it  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Simptomat e toksicitetit nga mbidozimi me cefaklor mund të jenë nauzea, vjelljet, çrregullime epigastrike dhe diarrea.
Ashpërsia e çrregullimeve epigastrike dhe diarrea varen nga lartësia e dozës.

Nëse keni harruar ta merrni Cefaclor Alkaloid-in
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku i juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Cefaclor Alkaloid-it
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Cefaclor Alkaloid-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.

Efektet e padëshiruara janë dhënë në bazë të frekuencës së tyre:
Efektet e padëshiruara të zakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 10 pacientë, por më tepër se 1 në 100 pacientë të trajtuar):
• Reaksione alergjike në lëkurë (p.sh. skuqje me sensacione të djegies – kruarje, urtikarie me ushla dhe me enjtje – ekzantemë e urtikaries);
• Puçrra të ngjashme me fruthin (makulopapulare, ekzantemë morbiliforme);
• diarre.
Efektet e padëshiruara të pazakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 100 pacientë, por më tepër se 1 në 1000 pacientë të trajtuar):
• Ndryshime në numrin e qelizave të gjakut (neutropeni reversibile, agranulocitozë, anemi hemolitike, dhe anemi aplastike);
• Sëmundje e ngjashme me atë të serumit (reaksione të ngjashme me sëmundjen e serumit) – eritema multiforme (manifestime tjera me skuqje) ose reaksionet e mëparme të lëkurës dhe artrit/artralgji, me ose pa ethe;
• Ngritje e nivelit të enzimeve të mëlçisë në serum (transaminazat, vlerat e fosfatazës alkaline).
Efektet e padëshiruara të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 1000 pacientë, por më tepër se 1 në 10.000 pacientë të trajtuar):
• Nauzeja dhe vjelljet. Si edhe antibiotikët e tjerë, cefaklori mund të shkaktojë inflamacion gastrointestinal (colitis), duke e futur edhe kolitin pseudomembranoz.
• Pagjumësia, konfuzioni, halucinacionet, dhe somnolenca, hiperaktivitet reverzibil, agjitacion, irritabilitet, hipertension, marramendje;
• Janë raportuar raste të rralla të dëmtimit të qelizave të mëlçisë (hepatitis) dhe verdhzë;
• Inflamacion i veshkave (nefrit intersticial), i cili normalizohet pas ndërprerjes së terapisë.
• Rritje e lehtë tranzitore e kreatininës ose uresë në serum;
• Infeksion me kërpudha (i cili formon shirita të bardhë në gojë ose ndryshime në derdhjet vaginale e cila jep kruarje).
• Reaksione të rënda hipersensitive e cila mund të manifestohet me rënie të tensionit të gjakut deri në gjendje shoku të rrezikshme për jetën, enjtje e fytyrës, e fytit, ose buzëve si dhe teshtimë dhe problem me frymëmarrje.
(Këto efekte shfaqen shumë më shpesh te personat që janë alergjik në penicilina);
• Raste të rralla të manifestimeve të rënda në lëkurë dhe reaksione të rrezikshme për jetën (Sindroma Stevens Johnson, nekroliza epidermale toksike).
Efektet e padëshiruara shumë të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 10.000 pacientë, por më tepër se 1 në 100.000 pacientë të trajtuar):
• Ndryshime të numrit të leukociteve dhe trombociteve (trombocitopeni,  eosinofili,  lymfocitozë dhe leukopeni). Këto reaksione normalizohen spontanisht pas ndërprerjes së terapisë.
• Limfadenopati dhe proteinuri.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
të mbahet larg arritshmërise së fëmijëve!

Afati i përdorimit
Bari i papërgatitur të ruhet në temperaturë nën 25°C.
Suspension i përgatitur është i qëndrueshëm për 14 ditë nëse ruhet në temperature 2-8 Gradë Celcius (në frigorifer).
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut
Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive