Wednesday, November 2, 2016

Citalopram Cinfa 20 mg (tableta)

Citalopram Cinfa është një frenues selektiv i rikapjes së serotoninës (SSRI) që i përket grupit të barnave të quajtura anti-depresiv.
Këto barna ndihmojnë normalizimin e përmbajtjes së serotoninës në tru.
Çrregullimet në sistemin e serotoninës në tru janë konsideruar si një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e depresionit dhe sëmundjeve të lidhura me to.
Citalopram Cinfa përdoret për të trajtuar depresionin, ataket e panikut, çrregullimet obsesive-kompulsive dhe për të parandaluar rishfaqjen e depresionit.
Merreni tabletën Citalopram Cinfa 20mg sipas rekomandimit të mjekut.

Dozat e zakonshme për të rriturit janë:
Në depresion:
Doza e zakonshme është 20 mg në ditë.
Për disa pacientë, mund të jetë e nevojshme që ajo të rritet gradualisht, deri sa të arrihet efekti i dëshiruar.
Doza e rekomanduar maksimale është 60 mg/ditë.

Çrregullime paniku:
Mjekimi fillon zakonisht me 10 mg në ditë.
Pas një jave ajo mund të rritet me 20 mg në ditë.
Doza normale është 20-30mg në ditë, por me raste të rralla mund të bëhet e nevojshme që ajo të shkojë deri në 60 mg në ditë.

Çrregullimi Obsesivo-kompulsiv
Zakonisht mjekimi fillon me 20 mg në ditë.
Doza mund të rritet hap pas hapi deri në 60mg ose derisa të jetë marrë efekti i dëshiruar.
Ashtu si edhe me medikamentet e tjera për depresionin, ataket e panikut dhe çrregullimet obsesivo-kompulsive, mund të duhen disa javë para se të vihet re ndonjë përmirësim në simptomat e sëmundjes.
Kohëzgjatja e trajtimit duhet të jetë e personalizuar, zakonisht zgjat më shumë se 6 muaj apo edhe vite. Ndërprerja e trajtimit duhet të bëhet nën mbikëqyrje mjekësore për të parandaluar rifillimin.

Pacientët mbi 65 vjeç
Doza e zakonshme e trajtimit në këta pacientë është më e ulët ndërsa doza maksimale e rekomanduar është 40 mg në ditë.

Fëmijët dhe të rinjtë nën 18 vjeç
Për fëmijë dhe të rinj nën 18 vjeç, Citalopram Cinfa nuk duhet të administrohet, përveçse me recetë mjeku.
Pacientët me rreziqe të veçanta.

Pacientët me dëmtime të mëlçisë nuk duhet të marrin më shumë se 30 mg në ditë.

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar të ruhet në temperaturë nën 30 Gradë Celcius.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive