Saturday, November 5, 2016

Davixon (ceftriaxone)

Informacione klinike
Përdoret në infeksionet e rënda bakteriale të shkaktuara nga bakteriet gram negative dhe gram pozitive.
Vepron ndaj bakterieve rezistent ndaj antibiotikeve të zakonshëm.
Përdoret gjithashtu në të sëmurët me rezistencë të ulët.

Indikacionet terapeutike

Infeksionet pulmonare: bronchitis acute, bronkopneumonia, pneumonia, bronkiti kronik i riakutizuar, asma bronkiale.
Infeksionet e ORL: tonsilit, sinozit, mastoidit, laringiti akut.
Infeksionet e aparatit urinar: pyelo nefritis acute dhe kronike, cystitis, prostatitis etj.
Infeksionet gjinekologjike: endometritis, salpingitis, colpitis etj.
Infeksione të tjera: encefalitis, meningitis, osteomielitis, pyodermatitis, sepsis, profilaksi të plagëve kirurgjikale, etj.
Kundërindikimet

Ipersensibilitet nga cefalosporinat apo nga ndonjë nga përbërësit e saj.
Në rastet e hiperndjeshmërisë nga penicilina duhet pasur parasysh shfaqja e ndonjë alergjie të kryqëzuar.
Në gratë shtatëzëna dhe me fëmijë në gji, përdoret vetëm në rastet e domosdoshme, nën kujdesin direkt të mjekut.
Efektet anësore

Shqetësime gastrointestinale: diare, të përzjera, të vjella, stomatite.
Ndryshimet hematologjike: eosinofilia, leucopenia, granulocitopenia, anemia, trombocitopenia.
Reaksione të lëkurës: esantema, dermatite allergjika, të kruajtura, orticaria dhe edema.
Efekte të tjera anësore të rralla: dhimbje të lehta të kokës, marrje mendsh, rritje të transaminazave, kandidoza vaginale, ethe, temperaturë dhe reaksionet anafilaktike. Shfaqja e shokut anafilaktik është shumë i rrallë.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç: doza e këshilluar është 1g DAVIXON një herë në ditë (çdo 24 orë).
Në rastet më të rënda apo në infeksionet e shkaktuara nga mikroorganizmat e ndjeshëm doza mund të shkojë deri në 4g në një përdorim të vetëm.
Të sapolindurit (deri 2 javësh): doza ditore është 20-50 mg/kg për peshë trupore për një përdorim të vetëm.
Për shkak se sistemi enzimatik nuk është i maturuar nuk duhen kaluar 50 mg/kg.
Fëmijë (nga 3 javë deri 12 vjeç): doza ditore mund të variojë nga 20 ne 80mg/kg.
Për fëmijët me peshë trupore 50 kg do të përdoret doza e të rriturve.
Të moshuarit: skema e dozimit të të rriturve nuk modifikohet për rastet e pacienteve të moshuar.
Zgjatja e terapise është në funksion të dekursit të infeksionit.
Si të gjithë terapitë me antibiotik, në përgjithësi përdorimi i Davixon vazhdon minimalisht deri 48-72 orë mbas largimit të temperaturës.

Veçorite farmaceutike

Ceftriaxone ushtron veprimin e saj antibakterik nëpërmjet bllokimit të enzimave bakterike të veçanta që marrin pjese në sintezën e murit qelizor të qelizës bakteriale.
Është antibiotik që vepron mbi bakteriet gram pozitiv dhe gram negative aerobe.
Vepron dhe në bakteriet anaerobe.
Është antibiotik që vepron një herë në ditë.
Nuk metabolizohet në organizem, dhe eliminohet në mënyre aktive respektivisht 56% nga veshka dhe 44% nga mëlçia. Eliminimi në veshka bëhet nëpërmjet filtrimit në glomerula.
Davixon nuk mund të përziehet në shiringë me medikamente të tjera, por duhet përdorur i veçantë.
Tretësira e përgatitur mund të ruhet në kushte frigoriferike deri në 24 orë.
Ruajtja
Të ruhet në vend të thatë e larg lagështisë.
Të ruhet nën temperaturën 30 Gradë Celcius.
Të mbahet larg arritjes së fëmijëve.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive