Saturday, November 5, 2016

Diclofenac Duo 75mg (kapsula)

Forma farmaceutike.
Përbërja cilësore dhe sasiore.
Kapsule gastrorezistente, e fortë, me çlirim të zgjatur, me përmbajtje 75 mg diklofenak natriumi, nga të cilat 25 mg diklofenak natriumi janë në formën gastrorezistente me veprim të shpejtë dhe 50 mg diklofenak natriumi janë në formën me çlirim të zgjatur.

Të dhëna klinike
Indikacionet terapeutike

Trajtimi simptomatik i dhimbjes dhe inflamacionit i lidhur me:
• Artritet akute ( edhe ataku i gutes );
• Artritet kronike, sidomos artriti rreumatoid (poliartritet kronike);
• Spondilitin ankilozant (sëmundja e Bechterew) dhe sëmundje të tjera të shtyllës kurrizore;
• Gjendje inflamatore të lidhura me artrozat dhe spondiloartrozat;
• Sëmundje inflamatore të indeve të buta (tendinitet, bursitet);
• Enjtje ose inflamacione të dhimbshme post-traumatike.

Posologjia dhe mënyra e administrimit
Doza varet nga graviteti i gjëndjes klinike.
Doza e rekomanduar është 50-150 mg diklofenak në ditë, 1 deri 2 kapsula Diclofenac Duo në ditë.
Një dozë e vetme nuk duhet të kalojë sasinë prej një kapsule Diclofenac Duo 75 mg.

Mosha:
Doza e vetme:
Diclofenac Duo 75 mg

Doza totale ditore:
Diclofenac Duo 75 mg.

Adoleshentet mbi 15 vjeç dhe të rriturit

1 kapsulë
1 – 2 kapsula
Në pacientët me ndjeshmëri të rritur të stomakut  Diclofenac Duo 75 mg duhet të merret gjatë ushqimit.

Kundërindikacionet
Diclofenac Duo nuk duhet të përdoret në rastet e mëposhtme :
• Mbindjeshmëri e njohur ndaj diklofenakut ose lëndeve të tjera ndihmëse të produktit;
• Mbindjeshmëri e njohur ndaj acidit acetilsalicilik ose inflamatorëve të tjerë josteroidë;
• Çrregullime hematopoietike dhe të koagulimit me etiologji të panjohur;
• Ulçerat gastrike dhe intestinale;
• Gjakrrjedhje aktive gastrointestinale dhe cerebrovaskulare;
• Tremujori fundit shtatëzënisë;
• Fëmijët dhe adoleshentët nën 15 vjeç.

Efektet e padëshiruara
Efektet e padëshiruara varen nga doza dhe kohëzgjatja e mjekimit.

Efektet më të shpeshta sipas sistemeve grupohen:
• Çrregullime të sistemit nervor qëndror:
E zakonshme: dhimbje koke, marrjemendsh, përgjumje, agjitim, irritim ose lodhje.
• Çrregullime të sistemit gastrointestinal :
Shumë të zakonshme: nausea, të vjella dhe diarre, humbje e lehtë e gjakut që në raste të rralla mund të çojë në anemi.
Të zakonshme: dispepsne, flatulancë, krampe abdominale, humbje oreksi dhe ulçera gastrointestinale (në disa raste me gjakrrjedhje dhe perforimin).
• Çrregullime të sistemit imun:
Të zakonshme: Reaksione alergjike si rashi kutan dhe kruarje. Më rralle urtikarie.
• Çrregullime hepato-biljare:
Të zakonshme: rritje e transaminazave serike

Të dhënat farmakologjike
Farmakodinamika
Grupi farmakoterapeutik
Anti-inflamator josteroidal
Diklofenak është një anti-inflamatorë/ analgjezik josteroid që e realizon veprimin e tij duke frenuar sintezën e prostaglandinave.
Prostaglaninat janë mediatorët kryesorë të inflamacionit, dhimbjes dhe temperaturës.
Diklofenaku ka veprim analgjezik në dhimbjen mesatare deri të fortë.
Lehtëson dhimbjen postoperatore dhe postraumatike, dhe ul edemën e plagës.
Studime të ndryshme klinike kanë treguar se lehtëson dhimbjen e shkaktuar nga dysmenorrhea.

Farmakokinetika
Pas administrimit oral, mbulesa xhelatinoze e kapsulës do të tretet shpejt nën veprimin e acidit gastrik.
Grimcëzat e çliruara, me madhësi 1-2mm, mund të shkojnë deri në pilor pa vështirësi, kështu evitohet përqëndrimi i lartë i diklofenakut në stomak.
Sapo arrihet duodeni, grimcëzat Diclofenac prej 25mg me mbulesë enterosolvente, do të absorbohen me shpejtësi – veprimi i shpejtë.
Grimcëzat prej 50mg treten më ngadalë në mënyrë të vazhdueshme – veprimi i zgjatur.
Absorbimi do të varet nga koha e tranzitit të stomakut dhe prania e ushqimit në të.
Eliminimi kryhet kryesisht nga veshka në formën e metabolitëve të glukurokonjuguar dhe në feçe dhe nuk varet nga funksioni i organeve eliminuese.

Paketimi
Diclofenac Duo 75mg gjendet në paketim prej 30 kapsulash të forta me çlirim të zgjatur.

Ruajtja
Të ruhet në vend të thatë.
Të ruhet nën temperaturën 30 Gradë Celcius.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive