Saturday, November 5, 2016

DicloRapid 75mg (kapsula)

Përbërja cilësore dhe sasiore / Forma farmaceutike
Kapsulë e fortë, gastrorezistente, me përmbajtje 75 mg diklofenak natriumi.

Të dhëna klinike
Indikacionet terapeutike
Trajtimi simptomatik i dhimbjes dhe inflamacionit i lidhur me:
• Artritet akute (edhe ataku i gutës);
• Artritet kronike, sidomos artriti rrehumatoid (poliartritet kronike);
• Spondilitin ankilozant (sëmundja e Bechterew) dhe sëmundje të tjera të shtyllës kurrizore;
• Gjendje inflamatore të lidhura me artrozat dhe spondiloartrozat;
• Sëmundje inflamatore të indeve të buta (tendinitet, bursitet);
• Enjtje ose inflamacione të dhimbshme post-traumatike.

Posologjia dhe mënyra e administrimit
Doza varet nga graviteti i gjendjes klinike.
Doza e rekomanduar është 75-150 mg diklofenak në ditë e dhënë si 1 deri 2 kapsula DicloRapid® në ditë.
Një dozë e vetme nuk duhet të kalojë sasinë prej një kapsule DicloRapid® 75 mg.

Mosha:
Doza e vetme:
DicloRapid® 75 mg.

Doza totale ditore:
DicloRapid® 75 mg.
Adoleshentet mbi 15 vjeç dhe të rriturit
1 kapsulë
1 – 2 kapsula
DicloRapid® 75 mg duhet të merret me stomakun bosh ose 2 orë pas ushqimit.

Kundërindikacionet
DicloRapid® nuk duhet të përdoret në rastet e mëposhtme :
• Mbindjeshmëri e njohur ndaj diklofenakut ose lëndeve të tjera ndihmëse të produktit.
• Mbindjeshmëri e njohur ndaj acidit acetilsalicilik ose inflamatorëve të tjerë josteroidë.
• Çrregullime hematopoietike dhe të koagulimit me etiologji të panjohur.
• Ulçerat gastrike dhe intestinale.
• Gjakrrjedhje aktive gastrointestinale dhe cerebrovaskulare.
• Tremujori i fundit i shtatëzënisë.
• Fëmijët dhe adoleshentët nën 15 vjeç.

Efektet e padëshiruara
Efektet e padëshiruara varen nga doza dhe kohëzgjatja e mjekimit.
Efektet më të shpeshta sipas sistemeve janë:
• Çrregullime të sistemit nervor qëndror:
E zakonshme: dhimbje koke, marrjemendsh, përgjumje, agjitim, irritim ose lodhje.
• Çrregullime të sistemit gastrointestinal :
Shume të zakonshme: nausea, të vjella dhe diarre, humbje e lehtë e gjakut që në raste të rralla mund të çojë në anemi.
Të zakonshme: dispepsi, flatulance, krampe abdominale, humbje oreksi dhe ulçera gastrointestinale (në disa raste me gjakrrjedhje dhe perforimin).
• Çrregullime të sistemit imun:
Të zakonshme: Reaksione alergjike si rashi kutan dhe kruarje. Më rrallë urtikarie.

Të dhënat farmakologjike
Farmakodinamika
Grupi farmakoterapeutik
Anti-inflamator josteroidal ( kodi ATC: M01 AB05 )
Diklofenak është nje antiinflamator / analgjezik josteroidal që e realizon veprimin e tij duke frenuar sintezën e prostaglandinave.
Prostaglaninat janë mediatorët kryesorë të inflamacionit, dhimbjes dhe temperaturës.
Diklofenak ka veprim analgjezik në dhimbjen mesatare deri të fortë.
Lehtëson dhimbjen postoperatore dhe postraumatike dhe ul edemën e plagës.
Studime të ndryshme klinike kanë treguar se lehtëson dhimbjen e shkaktuar nga dysmenorrhea.

Farmakokinetika
Pas administrimit oral, kapsula xhelatinoze tretet në stomak, grimcëzat me përmasa 1-2mm e kalojnë stomakun, duke evituar irritimin e tij, dhe futen në duoden.
Nën veprimin e enzimave të zorrës fillon tretja dhe absorbimi.
Piku plazmatik arrihet për një orë, duke qetësuar shumë shpejt dhimbjen.
Absorbimi do të varet nga koha e tranzitit të stomakut dhe prania e ushqimit në të.
Eleminimi kryhet kryesisht nga veshka në formën e metaboliteve të glukurokonjuguar dhe në feçe dhe nuk varet nga funksioni i organeve eleminuese.

Paketimi
DicloRapid® 10x75mg, kapsula gastro-rezistente, të forta: kuti kartoni që përmban 10 kapsula (1 blister prej Alu-PVC/PVDC me 10 kapsula).
DicloRapid® 20x75mg, kapsula gastro-rezistente, të forta: kuti kartoni që përmban 20 kapsula (1 blister prej Alu-PVC/PVDC me 20 kapsula).
DicloRapid® 30x75mg, kapsula gastro-rezistente, të forta: kuti kartoni që përmban 30 kapsula (1 blister prej Alu-PVC/PVDC me 30 kapsula).

Ruajtja
Mos e ruani mbi 30 grade celsius.
Shikoni datën e skadencës të treguar mbi paketim:
kjo datë nënkupton që produkti ështe i ruajtur në mënyrë korrekte.

Kujdes:
Mos e përdor medikamentin pas datës së skadencës të treguar në kuti.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive