Tuesday, November 8, 2016

Dona (bustina)

Lënda vepruese
Glucosamine sulfat  kristalin.

Forma farmaceutike :
DONA Bustina që tretet për përdorim nga goja 1500 mg dhe  DONA® kapsula 750 mg.

Indikacionet
Dona përdoret për mjekimin e simptomave të osteoartritit, dhimbjeve dhe kufizimit të funksionimit të artikulacioneve.

Dozimin, mёnyrёn dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit
DONA Bustina : 1 bustinë (të tretur në një gotë ujë) 1 herë në ditë për 6 javë ose edhe më gjatë në qoftë se shihet e arsyeshme.
DONA® kapsula 750 mg : 2 kasula ne ditë.
Cikli mund të përsëritet në intervale prej 2 muajsh.

Kunderindikacionet
Dona nuk duhet të përdoret në fëmijë dhe në adoleshentë me moshë më të vogël se 18 vjeç.

Efektet anësore dhe masat që duhen të ndërmerren
• dhimbje koke;
• somnolencë (gjendje gjumi ose përgjumje);
• diarre;
• konstipacion;
• nauze;
• fryrje (prani e gazrave në traktin tretës);
• dhimbje stomaku;
• mostretje (dispepsi).

Ruajtja
Të ruhet në vend të freskët e larg arritjes së fëmijëve.
Të ruhet nën temperaturën 30 Gradë Celcius.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive