Tuesday, November 8, 2016

Dulcofar (drazhe)

Veprimi
Dulcofar® stimulon mbaresat nervore ndijore dhe krijon refleksin parasimpatik i cili shpie në lëvizjen e peristaltikës së kolonit dhe stimulimin e reflekseve aksonale lokale dhe segmentale.
Falë këtij mekanizmi, Dulcofar® është aktiv te pacientët me bllokadë të ganglioneve ose me dëmtim të palcës kurrizore (paraplegjia, polimeliti).

Indikimet
Trajtimi i të gjitha formave të konstipacionit.
Lehtëson jashtëqitjen në të sëmurët me hemorroide.
Përdoret para dhe pas operacioneve, si edhe para procedurave radiologjike.
Tabletat veprojnë pas 10-12 orësh.

Kundërindikimet
Abdomeni akut kirurgjikal, apendiciti, gastroenteriti, gjakderdhjet nga rektumi.
Dyshim për obstruksion intestinal, infeksion intestinal.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Të rriturit: zakonisht 10 mg, para gjumit, me qëllim që të veprojë deri në mëngjes.
Në raste të një konstipacioni të theksuar, doza mund të rritet deri 20 mg.
Tabletat gëlltiten me ose pa lëngje, kur stomaku është plot ose bosh. Nuk duhet të përdoret bashkë me antiacidët.

Fëmijët me moshë mbi 4 vjeçare: 5 mg.

Efektet anësore
Përdorimi i tabletave në trajtimin e një konstipacioni të gjatë, mund të japë çrregullime abdominale, sidomos kur përdoret doza e lartë.
Kur lind nevoja që të përdoret në fëmijët nën 4 vjeçarë, duhet të konsultohet mjeku.

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë të dhomës 15 C-25 C, në vend të thatë i mbrojtur nga drita.

Afati i përdorimit
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 30 tableta nga 5 mg.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive