Tuesday, November 8, 2016

Ehinal (shurup)

PËRBËRJA (100 ml shurup përmban):
mjaltë lulesh 64,10 g; ujë 40,00 g; tinct. Ehinacea purpurea, pikadielii 12,40 g; tinct. propolis 10% – 6,20 g; vitaminë C 0,20 g. 1 ml shurup i përgjigjet 1,25 g; 1 lugë shurup (5 ml) ka 17% RDA vitaminë C për të rritur.

VETITË DHE NDIKIMI
Ehinal shurup mjalti është kombinim i produkteve të bletës dhe bimëve mjekuese i cili i bashkon vetitë e mjaltit, tinkturës së ehinacesë, tinktures së propolisit dhe vitaminës C si oksidant i rëndësishëm.
Mjalti është mjet natyror i dëshmuar me veprimin e tij antimikrobik, kurse propolisi përveç veçorisë antimikrobik ka edhe veti imunostimuluese.
Tinktura e ehinacesë është imunorregullator i natyrshëm i cili e forcon imunitetin dhe rezistencën e organizmit së bashku me vitaminën C.

INDIKACIONET
Ftohja, viroza, gripi, infeksioni i rrugëve të frymëmarrjes dhe ngacmimet në fyt.

DOZIMI
Fëmijët nga 1-6 vjeç, 4 herë në ditë nga ½ e lugës së shurupit para ushqimit dhe rekomandohet të mbahet pak në gojë.
Personat e rritur 3 herë në ditë nga 1 lugë shurup.
Në fazën akute të sëmundjes, 3 ditët e para doza e rekomanduar mund të merret edhe 5-6 herë në ditë.
Mund të përdoret edhe krahas terapisë që e jep mjeku.

MASAT E KUJDESIT
Personat të cilët janë alergjik në mjaltë dhe propolis si dhe në bimët e këtij lloji nuk duhet ta marrin këtë preparat.

RUAJTJA
Duhet ruajtur në ambalazhin origjinal në temperaturë deri në 20˚C.
Përmbajtja 100 ml.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive