Tuesday, November 8, 2016

Ephedrine (pika)

Veprimi
Efedrina, në trajtë pikash për hundë është përgatesa simpatomimetike më e sigurtë që e përmirëson gjendjen për disa orë.
Simpatomimetikët ushtrojnë efektin e tyre duke bërë ngushtimin e enëve të gjakut të mukozës, e cila bën që të ulet trashësia e mukozës së hundës.
Vlera e tyre është e kufizuar, sepse pas kalimit të periudhës së ngushtimit të enëve të gjakut vjen periudhë e një zgjërimi sekondar të këtyre enëve, e cila shkakton një shtim të përkohëshëm të kongjestionit të hundës.
Kjo situatë e bën të nevojshme përdorimin e mëtejmë të dekongjestionuesve, duke çuar kështu në një rreth vicioz.

Simpatomimetikët tjerë më të fuqishëm, si oksimetazolina, fenilefrina, ksilometazolina, oksimetazolina dhe nafazolina ka të ngjarë që të shkaktojnë efektin e përmendur më lartë (ngushtim dhe pastaj zgjërim të enëve të gjakut të mukozës së hundës).

Indikimet
Kongjestioni i hundës.

Kundërindikimet
Mbinjeshmëria ndaj përbërsëve të përgatesës.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Në çdo vrimë hunde pikohen 1-2 pika tretësirë, 2-3 herë në ditë.

Efektet anësore
Irritim lokal.
Pas përdorimit të tepruar shfaqet tolerancë dhe ulet efekti.
Këto preparate mund të shkaktojnë një krizë hipertensive, në qoftëse përdoren gjatë mjekimit me një frenues të monoaminooksidazës (IMAO).

Kujdes
Duhet mënjanuar përdorimin e tepruar; përgatesa duhet të përdorur me kujdes në foshnjet nën 3 muajsh (nuk është evidentuar mirë vlera; në qoftë se shfaqet irritim, mund të ndodhë ngushtimi i rrugëve nazale).

Ruajtja:
Të ruhet në temperaturë nën 25 C, në vend të thatë.

Afati i përdorimit:
Është shënuar në paketim.

Paketimi
Pika për hundë 0.25%, 0.5%, 1%; 10 ml.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive