Thursday, November 10, 2016

Fitostimoline (garzë)

Përbëja:
Çdo garzë është e ngopur me 4gr krem fitostimolinë nga përbërja e mëposhtme(për 100 gr).

Principi aktiv: Estrakt ujor i Tritikum vulgare (mbetje e thatë e njëvlershme me 200 mg/100ml) 15gr,2-fenosietanoli 1 gr.

Shtesat: polietilenglikol 400, polietinglikol 600, polietilenglikol 1500, polietilenglikol 4000, glicerinë, ujë i distiluar.

FORMA FARMACEUTIKE DHE PËRMBAJTJA
10 garza me krem në madhësi 10×10,ne konfeksion njësh.
Çdo konfeksion është në letër alumin/polietilen dhe përmban garzë të njomur 10×10 të mbyllur në një kuti në material plastik polipropilen/polietilen.

Kategoria farmaceutike:
Cikatrizant dhe dezinfektant.

Indikimet terapeutike
Fitostimolina 15%+1% garzë e ngopur, përdoret në trajtimin e ulçeracioneve të lëkurës dhe plagët nga dekubituset.

Kundërindikacionet
Hipersensibilitet i njohur ndaj përbërësve të këtij preparati.

Kujdesje gjatë përdorimit:
Përdorimi për kohë të gjatë i të gjithë preparateve me përdorim lokal, mund ti japi origjinë fenomeneve të hiperndjeshmërisë.
Nëse kjo vihet re rekomandohet ndërprerja e terapisë dhe zëvendësimi i saj me një preparat të përshtatshme.
Po e njëjta gjë në rastin e zhvillimit të shtameve të pandjeshëm.

MBAJENI PREPARATIN NË VENDE TË PAARRITSHME NGA FËMIJËT TUAJ

Ndërveprimi
Nuk janë njohur ndërveprime ose mospajtueshmëri.

Paralajmërime të veçanta:
Fitostimolina 15%+1% garzë e ngopur nuk ndërhyn në aftësinë e dhënies së makinës.
Fitostimolina 15%+1% garzë e ngopur mund të përdoret pa asnjë lloj kundërindikimi tek gratë shtatzëna dhe tek ato që kanë fëmijët në gji.

Doza, koha dhe mënyra e përdorimit:
Rekomandohet përdorimi nga 1 deri në 2 aplikime në ditë duke patur kujdes që preparati të mbetet gjithmonë i lagësht ,i butë dhe plastik.

Mënyra e aplikimit (shiko instruksionet):
Hapni zarfin,hiqni filmin plastik mbrojtës,merreni garzën dhe vendoseni direkt në pjesën e desinfektuar, më parë.
Rimbulojeni me garzën sterile dhe me pambukun hidrofil(kur bëhet fjalë për plagët shumë sekretuese.)
Në mjekimet e ardhshme,përveç kundërindikacioneve specifike mund të kryeni një lavazh të zonës me ujë steril,duke patur parasysh edhe faktin se kremi është plotësisht hidrodispers dhe nuk lë mbetje, pra gjurmë.

Efekte të padëshiruara:
Nuk janë njohur efekte të tilla.

Ruajtja
Të ruhet në vend të thatë dhe të freskët.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive