Thursday, November 10, 2016

Fitostimoline (krem)

Përbërja:
100 gr krem përmban:

Principi aktiv: ekstrakti ujor i tritikum vulgare (mbetje e thatë rreth 200mg/100ml)15gr dhe 1gr 2-fenosietanol.

Shtesat: Polietilenglikol 400,polietilenglikol 1500,polietilenglikol3000,polietilenglikol 4000, parafine e lëngshme, alkool etilik,alkool stearilik dhe glicerinë.

Forma farmaceutike dhe paketimi:
Krem, Tubet nga 32 gr.

Kategoria farmakoterapeutike:
Cikatrizant dhe dezifektant.

Indikimet terapeutike:
Fitostimolina 15%+1% krem është e indikuar për trajtimin lokal,në ulçerat kutane dhe plagët nga dekubituset.

Kundërindikimet:
Hipersensibilitet ndaj principit aktiv dhe te cdo lloj perberesi te medikamentit.

Paralajmërime për përdorim:
Përdorimi,sidomos n.q.s. është i zgjatur,i të gjithë preparateve për përdorim lokal mund të japë fenomenin e sensibilizimit.
Atje ku kjo verifikohet,kërkohet të ndërpritet trajtimi e të zëvendësohet,n.q.s. është e nevojshme me një terapi të përshtatëshme.Po kështu edhe në rastin e zhvillimit të shtameve të pandjeshëm .

MBAJENI PREPARATIN LARG MUNDËSISË SË PËRDORIMIT NGA ANA E FËMIJËVE.

Ndërveprimet të barnave
Nuk janë vënë re ndërveprime dhe papajtueshmeri të ketij preparati me medikamente të tjera:

Paralajmërime speciale:
Fitostimolina 15%+1% krem nuk infuencon në aftësinë e ngarjes së makinës.
Fitostimolina 15%+1% krem mund të përdoret pa problem gjatë periudhës së shtatzënisë dhegjidhënies.

Doza, mënyra dhe koha e dhënies
Trajtimi kërkon aplikimin e të paktën 2 herë në ditë të kremit.
Aplikimet sipas vendit ku do të bëhet, duhet ti nënshtrohen një masazhi të lehtë për tu përthithur sa më mirë,sikurse mund të lindë nevoja të mbulohet zona sipas mënyrës së këshilluar të aplikimit.

Mënyra e përdorimit:
Hapni kremin mbi pjesën e interesuar dhe rimbulojeni me garze sterile, të njomur me të njejtin, me qëllim që të ruhet butësia dhe plasticiteti gjatë aplikimit.
Për të vendosur sërisht një garzë tjetër, lajeni pjesën e interesuar me ujë steril,përderisa kremi është tërësisht hidrodispers dhe nuk lë gjurmë.

Efekte të padëshiruara:
Nuk njihen efekte të padëshiruara.
Respektimi i intruksionit që përmbahet në fleten ilustrative ul rrezikun e shfaqes së efekteve të padëshiruara.
Është e rëndësishme të komunikoni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse vini re diçka nga efektet të cilat nuk janë të përshkruara në letrën shoqëruese të barit.

Ruajtja
Të ruhet në vend të thatë dhe larg lagështisë.
Të ruhet nën 30 Gradë Celcius.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive