Thursday, November 10, 2016

Flurolin D3 (solucion)

Principi aktiv
30 ml që është flakoni 15 mg Fluor dhe 300 mcg (12.00 UI) Vit D3, dhe në 1 ml 0.5 mg Fluor dhe 10 mcg (400 UI) Vit D3.

Indikacionet terapeutike
Vitamina D, përdorët në rast të mungesës së saj në organizëm, dhe si një element i cili rrit përthithjen e kalciumit nga trakti gastro-intestinal.
Fluori, indikohet për parandalimin e kariesit dentar.
Ai mund ta bëj zmaltin e dhëmbëve më rezistent ndaj acideve të prodhuara nga bakteriet e pllakës dentare në prani të substancave të ëmbla.
Fluori gjithashtu mund të nxisë rimineralizimin dhe influencon në reduktimin e prodhimit të acidit nga bakteriet.
Indikohet që fluori të merret përpara se të fillojë erozioni dentar dhe të vazhdohet gjatë gjithë jetës.

Kundërindikacionet
Hipersensibilitet nga një ose disa prej përbërësve të produktit Flurolin D3.

Ndërveprimet me barna të tjera
Përdorimi në të njëjtën kohë me glukokortikosteroidet mund të reduktojë efektin e vit D3.
Gjithashtu, përdorimi i antiacideve me përmbajtje alumini në të njëjtën kohë me Flurolin D3, mund të interferojë në efikasitetin e produktit duke zvogëluar përthithshmërinë e vitaminës D3.
Ndërsa preparatet me përmbajtje magnezi të administruara në të njëjtën kohë me Flurolin D3, mund të precipitojnë në hipermagnezemi.
Përthithja e fluorit lidhet me tretshmërine e preparatit.
Përthithja frenohet nga kalciumi, magnezi dhe alumini.
Flurolin D3 nuk duhet marrë së bashku më qumështin dhe as me antiacidet me përmbajtje kalciumi, alumini ose magnezi.

Efektet e padëshiruara
Nëse dozimi është komform me nevojat individuale efektive, Flurolin D3, tolerohet mirë, kjo edhe falë aftësive të organizmit për të grumbulluar kolekalciferolin (Vit D3) në indin adipoz dhe muskulor.

Efektet e padëshiruara më të njohura dhe të dokumentuara jane:

çrregullime gastrointestinale (dhimbje dhe djegie stomaku, refluks gastro-ezofageal, flatulenca),
dhimbje koke,
rash,
prurit,
insufiçiencë renale.
Doza dhe mbidozimi

Në fëmijët e moshës 0-2 vjeç këshillohet të jepet 0.5 ml ekuivalente e 8 pikave në ditë, e ndarë në dy marrje.

Në fëmijët e moshës 2-4 vjeç këshillohet të jepet 1 ml ekuivalente e 16 pikave në ditë, e ndarë në dy marrje.
Nëse merret në dozë të lartë, vit D3, mund të shkaktojë nauzë, të vjella, etje, poliuri, konstipacion dhe dehidratim.

Kujdes!
Nuk këshillohet të përdoret gjatë shtatëzënisë dhe gjidhënies.

Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive