Thursday, November 10, 2016

Folan (tableta)

Veprimi
Acidi folik është i domosdoshëm për sintezën e nukleoproteinave, për eritropoezë si dhe për formimin e leukociteve dhe trombociteve.
Pas përthithjes acidi folik redukohet shpejt në acid tetrahidrofolik (acid folinik), forma aktive e tij.
Acidi folinik është koenzim për proçese të ndryshme metabolike, siç janë: sinteza e nukleotideve purine dhe pirimidine, dmth. sinteza e ADN-së, konversioni i disa aminoacideve, sinteza e timidilateve.

Indikimet

Për profilaksinë dhe mjekim të anemisë makrocitare gjatë periudhës së shtatzënësisë,
anemisë makrocitare në moshën fëmijërore,
anemive që rrjedhin nga helmimet me plumb, arsenik, benzen dhe sëmundjet infektive,
sindroma e malabsorbimit (sëmundja celiake, divertikulozat e zorrëve),
përdorimi i barnave të cilat mund të shkaktojnë deficit të acidit folik (fenitoina dhe antiepileptikët, kontraceptivët oralë, izoniazidi, metotreksati, aminopterina, pirimetamina, trimetoprimi, sulfonamidet).
Kundërindikimet

Anemia pernicioze,
ndjeshmëria në bar.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Të rriturit: për mjekimin e anemisë megaloblastike të shkaktuar nga deficiti i acidit folik preferohet një tabletë (5 mg) në ditë gjatë 4 muajve.
Për mbajtjen e efektit të arritur preferohet doza 5 mg në ditë 1-7 ditë, varësisht nga gjendja e të sëmurit.

Fëmijët deri në moshën 1 vjeçare përdoren 500 mcg/kg.
Për fëmijët më të moshuar dozat janë identike si te të rriturit.

Te format e rënda të anemisë megaloblastike përdoret acidi folik dhe preparatet e vitaminës B12 me rrugë intramuskulare 15 mg/kg.

Efektet anësore
Acidi folik në përgjithësi, tolerohet mirë.
Mund të shfaqen çrregullime gastrointestinale, ndërsa reaksionet e mbindjeshmërisë janë të rralla (dermatiti alergjik, bronkospazmi, kurse shumë rrallë paraqitet shoku anafilaktik, pas përdorimit me rrugë parenterale).

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë të dhomës 15 C-25 C, në vend të thatë, të mbrojtur nga drita.
Bari mbahet larg nga kontakti me fëmijët.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 20 tableta nga 5 mg.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive