Thursday, November 10, 2016

Forcapil (kapsula)

Forcapil, formula më e kompletuar kundër rënies së flokut nga Arkopharma, lider absolut i fitoterapisë në Europë.

Forcapil kundër rënies së flokut, me veprim të trefishtë:
1. Kundër renies së flokut, pasi përmban dy aminoacide sulfurike: metioninë dhe cisteinë.
2. I jep volum dhe vitalitet flokut falë përmbajtjes së saj me Vitaminë B5, Biotine, Zink dhe Vitaminë D3. Zinku, Vitamina B5, Biotina luftojnë seborrenë.
3. Favorizon rritjen e folikulit të flokut duke vepruar në bulbin kapilar me Vitaminën B5 (acidi pantotenik), Vitaminën H, e quajtur Vitamina B8 ose Biotina.
Vitamina B9 ose acidi folik luan rol thelbësor në proçesin e rritjes dhe ndarjes qelizore dhe është mjaft i rëndësishëm për metabolizmin e 2 aminoacideve përbërëse të Forcapil, metioninës dhe cisteinës.

Mënyra e përdorimit:
2 kapsula në ditë në mëngjes.
Rekomandohet trajtim 3 mujor, dhe më pas një periudhe pushimi 1 mujore, dhe përsëri ripërdorimi për 3 muajt pasardhës.

Përmbajtja dhe veçoritë e përbërësve të FORCAPIL:
1.Zinku, është ko-enzimë e keratogenezës, frenon 5 α-reduktazën duke rritur në këtë mënyrë zgjatjen e fazës anagene, mbron aminoacidet e sulfuruara nga oksidimi.
2.Vitamina B6, Piridoksina, është ko-enzimë e keratogenezës, lehtëson përdorimin e aminoacideve të sulfuruara në flokë.
3.Vitamina B5 (acidi pantotenik), B8 (biotina), B9 (acidi folik), stimulojnë rritjen e bulbit, Vitamina B5 & B8 kanë veprim anti-seborroik.
4.Vitamina D3, mineralizon thonjtë, dhe jep kështu forcim të tyre.
5.Vitamina B12, kobalamina, është ko-enzimë e pazëvendësueshme për sintezën e metioninës endogjene.
6.Metionina, aminoacid i sulfuruar, prekursor dhe aktivizues i keratogenezës.
7.Cisteina, aminoacid i sulfuruar, aminoacidi më i rëndësishëm i flokut (14-18%), prekursor dhe aktivizues i keratogenezës, veprim forcues për flokët.

Shtatzënia:
Nuk ka kundërindikime për marrjen e Forcapil në 4 muajt e fundit të shtatzënisë, megjithatë rekomandohet marrja e tyre gjatë drekës, për shkak të aminoacideve me përmbajtje squfuri.

Ruajtja
Të ruhet nën temperaturë 30 Gradë Celcius.
Të ruhet larg arritjes së fëmijëve.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive