Monday, November 14, 2016

Hista-X (tableta)

Çfarë është Hista-X dhe kur përdoret?
Hista-X është efikase gjatë trajtimit bazë të sëmundjeve alergjike.
Ajo bllokon ndikimin e histaminës, e cila lirohet në trup gjatë reaksioneve alergjike.
Hista-X përdoret tek të rriturit dhe fëmijët mbi 6 vjeç për trajtimin e sëmundjeve alergjike, si rrufës nga pjalmi i luleve, rrufës alergjike dhe pezmatimit të cipës epileptike si dhe të urtikarisë kronike (që shpesh përcillet me kruajtje).
Kohëzgjatja e trajtimit për fëmijë me rrufë alergjike nuk duhet të tejkalojë 4 javë.

Kur nuk duhet të përdoret Hista-X?
Pacientët ose pacientet që janë alergjikë ndaj substancës aktive, ndaj substancave të tjera të përafërta ose ndaj ndonjë pjese përbërëse të Hista-X, nuk duhet ta përdorin preparatin.
Gratë që japin gji nuk do të duhej të përdorin Hista-X.
Gratë shtatzëna do të duhej ta përdorin Hista-X vetëm me udhëzim të mjekut.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë përdorimit të Hista-X?
Fëmijët nën 6 vjeç nuk douhet të trajtohen me Hista-X.
Marrja në të njëjtën kohë e cetirizinës dhe teofilinës (një substancë aktive për trajtimin e gjendjes së gulçit) do të duhej të pasojë vetëm pas konsultimit me mjekun.
Hista-X dhe preparatet që përmbajnë glipizidë (një mjet për trajtimin e sëmundjes së sheqerit) nuk duhet të merren bashkë.
Këshillohet që në mëngjes të merret ilaçi i glipizidës dhe në mbrëmje të merret Hista-X.
Te epileptikët Hista-X do të duhej të përdoret me kujdes, sepse sipas mundësisë mund të shkaktohen sulme epileptike.
Gjatë përdorimit të njëkohshëm të Hista-X me mjete për qetësim ose kundër dhimbjeve duhet pasur kujdes.
Gjatë trajtimit me Hista-X këshillohet që të hiqet dorë nga alkooli.
Gjatë drejtimit të një automjeti me motor ose gjatë përdorimit të makinave duhet pasur kujdes, ngaqë marrja e Hista-X mund të shkaktojë përgjumësi.
Informojeni mjekun ose farmacistin tuaj, nëse vuani nga sëmundje të tjera, keni alergji ose merrni ilaçe të tjera (edhe të blera vetë!).

A duhet të përdoret Hista-X gjatë shtatzënisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Gjatë provave me kafshë nuk janë konstatuar ndikime të padëshiruara.
Prapëseprapë, sikur edhe ilaçe të tjera, edhe Hista-X nuk duhet të merret gjatë shtatzënisë.
Nëse pa dashje keni marrë Hista-X gjatë shtatzënisë, nuk është për t’u pritur një ndikim dëmtues për fëmijën e palindur, e megjithatë trajtimi duhet të ndërpritet menjëherë .
Bisedoni me mjekun, nëse jeni apo dëshironi të mbeteni shtatzënë.
Gjatë kohës së dhënies së gjirit Hista-X nuk duhet të merret, sepse është për t’u nisur nga ajo se substanca aktive kalon në qumështin e nënës.

Si ta përdorni Hista-X?

Për të rritur dhe fëmijë mbi 6 vjeç:
Dozimi i zakonshëm është 1 herë në ditë një tabletë Hista-X.

Tek fëmijët prej 6 deri 12 vjeç
dozimi mund të ndahet në dy marrje (nga një gjysmë tablete në mëngjes dhe në mbrëmje).
Nëse shfaqen dukuri të lehta anësore (lodhje, dhimbje koke, çrregullime të stomakut dhe zorrëve), të cilat nuk largohen vetvetiu, atëherë edhe tek të rriturit këshillohet që të merret nga një gjysmë tablete në mëngjes dhe në mbrëmje.
Marrja e Hista-X mund të bëhet gjatë ngrënies apo pavarësisht nga to.
Kohëzgjatja e trajtimit varet sipas llojit, zgjatjes dhe rrjedhës së ankesave.
Pacientët me funksion të kufizuar të veshkave (insuficiencë renale) do të marrin eventualisht një dozë më të ulët, e cila jepet sipas shkallës së sëmundjes së veshkave dhe caktohet nga mjeku që i trajton. Nëse e harroni marrjen e Hista-X, vazhdojeni thjesht trajtimin.
Ju lutemi të mos merrni doza të dyfishta për ta kompensuar dozen e harruar.
Në rast të dozimit të tepruar do të duhej t’i drejtoheni menjëherë mjekut tuaj.
Përmbajuni dozimit të Hista-X të shënuar në fletën e udhëzimit për pacientë apo të udhëzuar nga mjeku. Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë bisedoni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Cilat ndikime anësore mund t’i ketë Hista-X?
Gjatë marrjes së Hista-X mund të shfaqen këto ndikime anësore:
Gjatë fillimit të trajtimit mund të shfaqet lodhje e lehtë.
Është raportuar edhe për dhimbje të lehta të kokës, vështirësi në përqendrim, përgjumësi, marramendje, gojë e thatë, çrregullime të stomakut dhe zorrëve (p.sh. kaps) dhe reaksione alergjike.
Gjatë trajtimit me Hista-X rrallëherë u raportuan edhe sulme epileptike, reaksione alergjike nga drita, dëmtime të mëlçisë, shok alergjik, dështim i qarkullimit të gjakut, shurdhim, gjendje pa qejf, kruajtje, pezmatim të venave dhe çrregullim të shikimit.
Nëse shfaqet njëra prej këtyre ndikimeve anësore tek ju, mos e merrni më tej Hista-X dhe informojeni mjekun tuaj.
Nëse vëreni ndikime anësore, të cilat këtu nuk janë përshkruar, do të duhej ta informoni mjekun apo farmacistin tuaj.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Tabletat do të duhej t’i ruani në paketimin e mbyllur origjinal, në temperaturë dhome (15 – 25 °C) dhe në vende që nuk mund të arrihen nga fëmijët.
Ilaçi duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar në paketim me «EXP.».
Informata të mëtejme ju jep mjeku apo farmacisti juaj. Këta persona kanë informata të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Hista-X?
1 tabletë filmi (e ndashme) përmban 10 mg cetirizinë dihidroklorid dhe substanca ndihmëse.

Ku mund të gjeni Hista-X? Cilat paketime ekzistojnë?
Mund të gjeni Hista-X në paketime nga 10 tableta filmi në farmaci pa recetë të mjekut.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive