Monday, November 14, 2016

Ibuprofen Arginine (bustina)

Ibuprofen Arginine CINFA 400 dhe 600  mg (në bustina), veprim më i shpejtë, me pak efekte anësore.
Ibuprofeni është një bar që i përket grupit të medikamenteve të quajtur anti-inflamator jo-steroid.
Ai vepron kundër: dhimbjes, inflamacionit, dhe etheve.

Ibuprofen (arginine) përshkruhet për trajtimin e gjëndjeve të mëposhtme:
- Lehtësimin e dhimbjes nga shkaqe të ndryshme: dhimbje koke, dhimbje  nga heqja e dhëmbit, dhimbje post-operatore, dhe për trajtimin e dismenorresë primare (menstruacioneve të dhimbshme).
- Lehtësimin e simptomave dhe shenjave të artritit reumatoid (inflamacion i kyçeve, që zakonisht përfshin duart dhe këmbët, duke shkaktuar enjtje dhe dhimbje), osteoartritit (çrregullim kronik që shkakton dëmtim të kartilagove) dhe çrregullimeve muskulo-skeletike dhe traumatike të lidhura me dhimbjen dhe inflamacionin.
ibuprofen (arginine) merret nga goja. Përmbajtjen e një bustine hidheni në një gjysëm gote me ujë dhe përziejeni për dy minuta.

Dozimi i Ibuprofenit llogaritet me 20-40 mg/kg peshë/24 orë
• Dismenorre  primare: në fillim të dhimbjes 400 mg, përsëritet çdo 4 – 6 orë.
• Dhimbje koke: 400 mg, çdo 4 – 6 orë, 2400 mg/ditë.
• Për trajtimin e dhimbjes në migrenën akute: 400 mg në fillim të dhimbjes migrenoze dhe pastaj sipas konsultës  së mjekut specialist.
• Artriti Reumatoid, Osteoartrit: 400 -800 mg,  çdo 6 – 8 orë.
• Dhimbje të lehta, të moderuara përfshirë këtu dhimbje dhëmbi,  dhimbje veshi, dhimbje kyçesh, kockash, shpine, dhimbje muskulare nga gripi (virozat e ndryshme), i ftohti, dhimbje fyti, dhimbje postoperatore, dhimbje pas lindjes, gjithashtu nga lodhjet, tërheqjet muskulare, tendinitet, bursitet: 400 mg,  çdo  4-6 orë. Për dhimbje më të  forta 600 mg, jo më shumë se 3200 mg/ditë.
• Për uljen e temperaturës: Të rritur: 400 – 600 mg çdo 4 -6-8 orë, jo më shumë se  3200 mg/ditë. Fëmijë: 5 – 10 mg/kg peshë  çdo 6 – 8 orë.
Doza maksimale: 3200 mg ne dite;  20-40 mg/kg peshe në ditë.
• Të rritur, adoleshentë, të moshuar: 3200 mg/ditë. 1200 mg/ditë pa përshkrimin e mjekut.
• Fëmijë: 50 mg/kg/ditë. 30 mg/kg/ditë pa përshkrimin e mjekut.
• Të mos përdoret më shumë se 5 ditë për qetësimin e dhimbjes dhe 3 ditë për  uljen e temperaturës nëse nuk përshkruhet nga mjeku.
Nuk përdoret nga gratë shtatzëna.
Përdoret tek nënat që kanë fëmijë në gji.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive