Monday, November 14, 2016

ISMN STADA® 40 mg

1. Çfarë është ISMN STADA  40 mg dhe për çfarë  përdoret?
1.1 ISMN STADA  40 mg është një bar që përdoret për trajtimin e dëmtimit të qarkullimit të gjakut në arterien koronare.

1.2 nga:
STADA Arzneimittel AG, Stadastrasse 2-18, D-61118 Bad Vilbel, Germany Telefon: ++49 6101 603-0, Telefax: ++49 6101 603-259, Internet: http://www.stada.de

1.3 ISMN STADA. 40 mg përdoret për:

Parandalimin dhe trajtimin afatgjatë të angina pectoris.
2. Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të përdorni ISMN STADA 40 mg?

2.1 ISMN STADA  40 mg nuk duhet të përdoret në rast :

Mbindjeshmërie ndaj përbërësit veprues (izosorbid mono-nitratit), ndaj nitrateve apo përbërësve të tjerë të ISMN STADA  40 mg.
Pamjaftueshmërie akute të qarkullimit të gjakut (shok, kolaps cirkulator).
Shoku kardiogjen, përsa kohë nuk sigurohet nië presion tele-diastolik i përshtatshëm (nëpërmjet ballonit intra-aortal ose mjekimit me barna inotropë positive).
Hipotension të theksuar (presioni arterial sistolik më pak se 90 mmHg).
Gjatë trajtimit me ISMN STADA° 40 mg nuk lejohet mjekimi i njëkohshëm i çrregullimeve të ereksionit me barna që përmbajnë frenues të 5-fosfodiesterazës, të tillë si sildenafil, vardenafil ose tadalafil, pasi kjo mund të shkaktojë një rënie të rëndësishme të presionit të gjakut.

2.2 Paralajmërime dhe masa paraprake të rëndësishme, të nevojshme përpara se të përdorni ISMN STADA  40 mg:

Në rast se vuani nga kardiomiopatia obstruktive hipertrofike, perikarditi konstriktiv ose tamponada kardiake.
Kur presioni i mbushjes së ventrikulit të majtë është i ulur, p.sh gjatë infarktit të miokardit ose insufiçiencës kardiake, ulja e presionit arterial sistolik nën 90 mmHg duhet shmangur.
Në rast se vuani nga stenoza e valvulës mitrale dhe/ose aortale.
Në rast se vuani nga çrregullime të qarkullimit të cilat shkak-tojnë rënie të presionit arterial (hypotension ortostatik).
Në gjendje të cilat shoqërohen me rritje të presionit intrakranial (deri tani vetëm përdorimi intravenoz, me doza të larta, i nitroglicerinës është raportuar që shkakton një rritje të mëtejshme të presionit intrakranial).
ISMN STADA  40 nuk është e përshtatshme për trajtimin e dhimbjes së papritur të zemrës (p.sh krizës akute të angina pektoris).

Shtatzënia
Në rast se jeni shtatzënë, përdorimi i ISMN STADA° 40 duhet bërë me shumë kujdes dhe vetëm me përshkrimin e mjekut, pasi përvoja në gratë shtatzëna është e pamjaftueshme.
Studimet në kafshë nuk kanë treguar për shfaqje të keqformimeve të embrionit.

Ushqyerja me gji
Në rast se jeni në periudhën e ushqyerjes së fëmijës me gji, përdorimi i ISMN STADA” 40 duhet bërë me shumë kujdes dhe vetëm me përshkrimin e mjekut, pasi përvoja në këto kushte mungon dhe nuk dihet në se bari ekskretohet në qumësht.
Në rast se përdorimi i ISMN STADA” 40 nga nëna është i nevojshëm, fëmija duhet mbikqyret për ndonjë shfaqje të mundshme të efekteve të barit.

Ndikimi në aftësinë për të drejtuar automjete ose përdorur makineri
Edhe kur përdoret sipas këshillave ISMN STADA° 40 mund të çrregullojë aftësitë reaguese deri në atë masë që të dëmtojë aftësinë për të drejtuar automjetin, përdorur makineri apo punuar në kushte pa mbështetje.
Kjo është veçanërisht e shprehur në fillim të trajtimit, pas rritjes së dozës apo ndryshimit të mjekimit, si dhe kur, në të njëjtën kohë, konsumohet alkool.

Përkujdesje lidhur me përbërësit ndihmes (eksipientët) e ISMN STADA  40 mg.
Duke qenë se pëmban laktozë ISMN STADA  40 nuk është e përshtatshme për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga galaktozemia e trashëguar (çrregullim i rrallë), një pamjaftueshmëri e lindur e laktazës, ose nga keqpërthithja  glukozë — galaktozë.

2.3 Ndërveprime me barna të tjerë
Njoftoni mjekun ose farmacistin në rast se keni apo jeni duke përdorur barna të tjerë, përfshire edhe ato që merren pa recetë mjekësore.

Barnat e mëposhtëm mund të përforcojnë efektin ulës mbi presionin arterial:

Vazodilatatorët e tjerë;
Barnat antihipertensivë (p.sh. betabllokuesit, diuretikët, anta-goniste e kalciumit, frenuesit e ACE);
Barnat që përdoren për trajtimin e çrregullimeve psikiatrike, p.sh antidepresante, neuroleptikët;
Alkooli;
Barnat që përdoren per trajtimin e çrregullimeve te ereksionit, që përmbajnë si përbërës veprues frenues të 5-fosfodiesterazës, si p.sh: sildenafil, vardenafil ose tadalafil.
Përdorimi i njëkohshëm i ISMN STADA° 40 mg dhe dihidroergotaminës, mund të shoqëohet me rritje të përqëndrimeve të kësaj të fundit dhe fuqizim të efektit hipertensiv të saj.

3. Si përdoret  ISMN STADAs 40 mg?
Përdorni ISMN STADA° 40 mg gjithmonë sipas mënyrës që ju ka këshilluar mjeku.
Në rast se nuk jeni të sigurtë pyesni mjekun ose farmacistin.

3.1 Mënyra e marrjes
Tableta gëlltitet pa u përtypur (e plotë), e shoqëruar me një sasi të mjaftueshme lëngu (p.sh një gotë me ujë).

3.2 Në rast se mjeku nuk e ka përshkruar ndryshe, këshillohet që ISMN STADA  40 të përdoret sipas kësaj mënyre:

Doza ditore normale (përgjatë 24 orëve) Doza ditore maksimale (përgjatë 24 orëve)
Një tabletë ose 1/2 tablete, dy herë(40 mg ose 20 mg izosorbid mononitrat, dy herë). Një tabletë, dy herë(40 mg izosorbid mononitrat, dy herë) .
Me qëllim që të arrihet efekti i plotë i barit duhet që, në rastin e përdorimit të dy tabletave ISMN STADA° 40 në ditë, tableta e dytë të merret jo më vonë se 8 orë pas marrjes së tabletës së parë.
Trajtimi duhet të fillojë me një dozë të vogël, e cila mund të rritet gradualisht deri në arritjen e dozës së nevojshme.
Kohëzgjatja e trajtinnit përcaktohet nga mjeku.
Në rast se keni përshtypjen që efekti i ISMN STADA 40 mg është i mangët, ose tepër i shprehur, njoftoni menjëherë mjekun.

3.3 Në rast se merrni më tepër tableta ISMN STADA  40 mg nga sa duhet
Në rast se dyshoni që është përdorur një dozë e ISMN STADA° 40 mg më e madhe nga ajo që duhet (mbidozë), njoftoni menjëherë mjekun.
Në varësi të shkallës së helmimit, pacientët mund të paraqiten me hipotension të theksuar, rritje reflektore të shpeshtësisë së pulsit, dobësi trupore, marrie mendsh ose përgjumje, si edhe dhimbje koke, skuqje të lëkurës, të përziera, të viella dhe diarre (heqje barku).

3.4 Në rast se harroni të merrni një dozë ISMN STADA  40 mg
Vazhdoni mjekimin siç ju ka këshilluar mjeku, por pa e dyfishuar dozen e rradhes tjeter.

3.5 Çfarë ndodh në se ndërpritet ISMN STADA  40 mg
Efikasiteti i mjekimit vihet në rrezik.

4. Cilat janë efektet e padëshiruara të mundshme?
Ashtu si çdo bar tjetër edhe ISMN STADA  40 mg mund të shfaqë efekte të padëshiruara.

Për vlerësimin e shpeshtësisë së efekteve të padëshiruara është përdorur ndarja e mëposhtme:

Shumë të zakonshme: Më tepër se 1 në 10 pacientë të trajtuar. Të zakonshme: Më pak se 1 në 10, por më tepër se 1 në 100 pacientë të trajtuar.
Jo të zakonshme: Më pak se 1 në 100, por më tepër se 1 në 1000 pacientë të trajtuar . Të rralla: Më pak se 1 në 1000, por më tepër se 1 në 10000 pacientë të trajtuar.
Shumë të rralla Më pak se 1 në 10000 pacientë të trajtuar, përfshi edhe raportimet e veçuara (izoluara).
4.1 Efektet e padëshiruara
Sidomos në fillim të trajtimit, një efekt i padëshiruar shumë i zakonshëm  është dhimbja e kokës (dhimbja e kokës nga nitratet), megjithëse përvoja ka treguar se ajo pakësohet pas pak ditësh përdorim. Zakonisht, në fillim të përdorimit, par edhe kur rriten dozat, mund të vërehet një rënie e presionit arterial dhe/ose hipotension ortostatik, që shogeohen me rritje reflektore të frekuencës së pulsit, përgjumje, si dhe marrje mendsh dhe dobësi trupore.

Efekte të padëshiruara të tjera, jo të zakonshme, janë:

Të përziera, të vjella, ndjesi kalimtare të nxehtësisë në trup dhe reaksione alergjike në lëkurë;
Rënie e theksuar e presionit të gjakut, e shoqëruar me shtim ose rëndim të dhimbjeve të zemrës (simptomave të anginës);
Gjendje kolapsi, zakonisht të shoqëruara nga aritmi me bra-dikardi, dhe humbje e papritur e ndërgjegjes.
Në raste shumë të rralla mund të shfaqet dermatit eksfoliativ.

Kujdes:
Gjatë përdorimit të ISMN STADA  40 mg, mund të shfaqet hipoksemi kalimtare, si pasojë e rishpërndarjes relative të gjakut në zonat alveolare të hipoventiluara, gjë që mund të precipitojë isheminë tek paciente me sëmundje të enëve koronare të zemrës.
Dihet që gjatë trajtimit me nitrate të tjerë mund të shfaqet pakësim ose humbje e efekteve farmakologjike.
Me qëllim që të shmanget humbja ose pakësimi i efekteve të ISMN STADA  40 mg, bari i nuk duhet të merret vazhdimisht në doza të larta.
Në rast se ju shfaqet ndonjë nga efektet e padëshiruara të mësipërme njoftoni menjëherë mjekun, pasi vetëm ai mund të përcaktojë se sa të rënda janë ato dhe çfarë masash duhet të merren.
Në rast se ju shfaqen shenjat e para të reaksioneve të mbindjeshmërisë ndaj ISMN STADA  40 mg ndërpritni menjëherë marrjen e mëtejshme të barit.
Në rast se ju shfaqet ndonjë efekt i padëshiruar, që nuk përshkruhet në këtë fletëudhëzuese, njoftoni mjekun ose farmacistin.

6.Si duhet ruajtur ISMN STADA  40 mg?
Të gjithë barnat duhen ruajtur në vende të paarritshme nga fëmijët.
Të ruhet në vende me temperaturë nën 25°C.
Data e skadencës së këtij produkti farmaceutik është shtypur në kuti dhe në blister.
Mos e përdorni barin përtej kësaj date.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive