Monday, November 14, 2016

Itraconazol-CIMEX (kapsula)

Çfarë është Itraconazol-CIMEX dhe kur përdoret?
Itraconazol-CIMEX është një ilaç kundër sëmundjeve të ndryshme fungale të lëkurës dhe të gojës.
Për këtë mjafton kryesisht një kohëzgjatje e shkurtër e trajtimit.
Itraconazol-CIMEX ndikon edhe kundër sëmundje të caktuara fungale të thonjve dhe të organeve të brendshme, por për këtë nevojitet një periudhë më e gjatë e trajtimit.
Ai ndërhyn në metabolizmin e membranës së qelizave mikotike; përmes kësaj ato vdesin ose mund të zhduken më lehtë nga mbrojtja e vetë trupit.
Itraconazol-CIMEX duhet të përdoret vetëm me recetën e mjekut.

Çfarë duhet të vihet re gjatë kësaj?
Ky ilaç ju është përshkruar nga mjeku juaj për trajtimin e sëmundjes suaj aktuale.
Antimikotiku në Itraconazol-CIMEX nuk është efikas kundër të gjithë mikroorganizmave që shkaktojnë sëmundje infektive.
Përdorimi i një antimikotiku të zgjedhur gabimisht apo të dozuar jo si duhet mund të shkaktojë komplikime.
Mos e përdorni asnjëherë vetvetiu për trajtimin e sëmundjeve të tjera apo të personave të tjerë.
Edhe në rast të infeksioneve të mëvonshme nuk duhet ta përdorni Itraconazol-CIMEX pa konsultim të ri mjekësor.

Kur nuk duhet të përdoret Itraconazol-CIMEX?
Në rast të mbindjeshmërisë së njohur ndaj njërës prej substancave të përmbajtura nuk duhet të merret Itraconazol-CIMEX.
Gjatë shtatzënisë Itraconazol-CIMEX nuk duhet të merret, me përjashtim nëse mjeku juaj janë të orientuar për shtatzëninë dhe e udhëzojnë shprehimisht; shtatzënia para marrjes së Itraconazol-CIMEX duhet të përjashtohet.
Gratë në moshën e lindjes duhet të mbrohen në mënyrë efikase nga shtatzënia gjatë trajtimit me Itraconazol-CIMEX si edhe gjatë një cikli të tërë menstrual pas përfundimit të trajtimit.
Informojeni mjekun tuaj, nëse jeni alergjik ndaj ilaçeve të tjera kundër sëmundje fungale.
Kur të merrni Itraconazol-CIMEX, nuk duhet t’i merrni këto ilaçe: ilaçe të caktuara kundër alergjive (terfenadina [Teldane®, Triludan®], astemizoli [Hismanal®], mizolastina [Mistamine®]); cisapridi (Prepulsid®) një ilaç kundër disa çrregullimeve të tretjes; ilaçe që ulin kolesterinën (p.sh. simvastatina [Zocor®], lovastatina, atorvastatina [Sortis®]); mjete të caktuara për gjumë (midazolami [Dormicum®], triazolami [Halcion®]); pimozidi (p.sh. Orap®) dhe sertindoli (Serdolect®) kundër çrregullimeve psikotike; levacetilmetadoli, një ilaç për trajtimin e varshmërisë nga opioidi; ergotalkaloide si p.sh. dihidroergotamina dhe ergotamina për trajtimin e migrenës; ergotalkaloide si p.sh. ergometrina dhe metilergometrina (Methergin®), të cilat përdoren për kontrollin e gjakderdhjeve dhe për nxitjen e kontraksionit të uterusit pas lindjes dhe disa ilaçe kundër aritmisë si kinidina (p.sh. Kinidin-Duriles®) dhe dofetilidi.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Itraconazol-CIMEX?
Gjatë sëmundjeve ekzistuese të mëlçisë apo nëse gjatë trajtimit me një ilaç tjetër janë konstatuar efekte të padëshiruara në mëlçi, do të duhej të informohet mjeku, ngaqë në këto raste është i rritur rreziku për probleme të rënda të mëlçisë.
Ndërpriteni marrjen e Itraconazol-CIMEX dhe shkoni menjëherë tek mjeku juaj, nëse gjatë trajtimit shfaqen simptomat si mungesa e oreksit, pështirosje, vjellje, lodhje, dhimbje të stomakut ose urinë e errët. Është e rëndësishme që për këto simptoma ta informoni menjëherë mjekun tuaj, sepse ndoshta mund të shfaqen probleme të mëlçisë me rrjedhë të rëndë. Kur të merrni Itraconazol-CIMEX, mjeku juaj do të urdhërojë ndoshta ekzaminime të rregullta të gjakut. Arsyeja për këtë është konstatimi i hershëm i çrregullimeve të mëlçisë, sepse çrregullime të tilla mund të shfaqen shumë rrallë.
Nëse keni probleme me veshka, do të duhej ta informoni mjekun tuaj, sepse eventualisht duhet të përshtatet doza.
Informojeni menjëherë mjekun tuaj, nëse në duar ose shputa shfaqet një ndjenjë e pazakonshme, dobësi apo mpirje.
Informojeni mjekun tuaj, nëse keni probleme me zemrën apo nëse vuani nga një sëmundje e veshkave ose e mëlçisë. Nëse mjeku juaj megjithatë ua përshkruan Itraconazol-CIMEX, ai/ajo do të duhej t’u japë udhëzime, se për cilat simptoma duhet të keni kujdes të posaçëm. Shkoni menjëherë tek mjeku juaj ose kontaktojeni atë menjëherë, nëse shfaqen probleme me frymëmarrje (gulçim), nëse papritmas humbni peshë, nëse ënjten këmbët, gjatë lodhjes së pazakonshme ose nëse gjatë natës menjëherë filloni të zgjoheni jashtëzakonisht shpesh.
Tregojini mjekut apo farmacistit tuaj, se çfarë ilaçesh merrni momentalisht. Edhe gjatë trajtimit me Itraconazol-CIMEX mos merrni ilaçe të tjera pa e informuar më parë mjekun tuaj. (shiko edhe «Kur nuk duhet të përdoret Itraconazol-CIMEX?»).
Disa ilaçe mund të zvogëlojnë fort ndikimin e Itraconazol-CIMEX.
Kjo vlen para së gjithash për disa produkte për trajtimin e epilepsisë (p.sh. karbamazepina [Tegretol®), fenitoina [Epanutin®], fenobarbitali [Luminal®]) dhe për trajtimin kundër tuberkulozit (p.sh. rifampicina [Rimactan®], rifabutina [Mycobutin®], isoniazidi [Rimifon®] dhe për përgatitjet që përmbajnë lule balsami (Hypericum perforatum) (= produkte bimore që përdoren tek disponimi i keq dhe simptomat depresive). Ju do të duhej andaj gjithmonë ta informoni mjekun tuaj, nëse merrni njërin prej këtyre produkteve, ashtu që ai të mund të ndërmarrë masat përkatëse.
Kombinimi me ilaçe të tjera e bënë të nevojshme përshtatjen e dozës së Itraconazol-CIMEX ose të ilaçeve përcjellëse, për të cilën megjithatë vendos mjeku juaj. Prandaj informojeni mjekun tuaj, nëse merrni njërin prej këtyre ilaçeve: mjete kundër sëmundjeve të zemrës ose tensionit të lartë të gjakut (digoksinë [p.sh. Digoxin®], disopiramid [Norpace®]; disa antagonistë kalciumi) dhe cilostazol; ilaçe për “hollimin e gjakut” (antikoagulant); disa antibiotikë si klaritromicinë (p.sh. Klacid®), eritromicinë (p.sh. Erythrocin®) dhe rifabutinë (Mycobutin®); metilprednisolon (p.sh. Medrol® dhe Depo-Medrol®), budesonid (p.sh. Pulmicort®), flutikason (p.sh. Axotide®) dhe deksametason, ilaçe që jepen për t’u marrë, për t’u inhaluar apo si injeksion gjatë sëmundjeve pezmatike, astmës dhe alergjive; ciklosporinë A (Sandimmun®) ose takrolimus dhe rapamicinë (po ashtu e njohur edhe si sirolimus), ilaçe që jepen shpesh pas transplantimeve të organeve; ilaçe të caktuara kundër infeksioneve me virusin HIVs (inhibitues të HIV-proteinazës); ilaçe të caktuara kundër kancerit; ilaçe kundër anksiozës si buspiron (p.sh. Buspar®) dhe alprazolam (p.sh. Xanax®) ose ilaçe kundër çrregullimeve të gjumit (trankilizer) si brotizolam (Lendormin®); ebastinë, një ilaç kundër alergjive; reboksetinë, një ilaç kundër depresioneve; eletriptan (Relpax®) për trajtimin e migrenës; halofantrinë për terapinë e malaries; repaglinid (NovoNorm®), një ilaç për trajtimin e diabetit (sheqeri i ngritur në gjak).
Informojeni mjekun tuaj, nëse vuani nga neutropenia (mungesa e granulociteve) ose AIDS ose nëse posedoni një organ të transplantuar. Doza e Itraconazol-CIMEX duhet eventualisht të përshtatet.
Fëmijët
Ngaqë mungojnë përvojat me Itraconazol gjatë trajtimit të fëmijëve, ai duhet të jepet vetëm, nëse dobia e trajtimit është më e madhe se rreziqet e mundshme. Rreth kësaj vendos mjeku juaj.
Informojeni mjekun apo farmacistin tuaj, nëse vuani nga sëmundje të tjera, keni alergji apo përdorni ilaçe të tjera (edhe të blera vetë!).

A duhet të përdoret Itraconazol-CIMEX gjatë shtatzënisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Gjatë shtatzënisë nuk duhet të merret Itraconazol-CIMEX (për masat e kujdesit shiko “Kur nuk duhet të përdoret Itraconazol-CIMEX?”).
Gjatë dhënies së gjirit Itraconazol-CIMEX nuk duhet të merret pa konsultimin e mjekut, sepse sasi të vogla të substancës aktive kalojnë në qumështin e nënës.

Si ta përdorni Itraconazol-CIMEX?
Të rriturit
Nëse nuk është udhëzuar ndryshe nga mjeku, Itraconazol-CIMEX duhet të merret si vijon:
Sëmundjet mikotike të lëkurës
Sëmundja me mikozë në lëkurën me qime apo pa qime: 1 kapsulë në ditë gjatë 2 javëve.
Sëmundja e mikozës në këmbë dhe në duar: 1 kapsulë në ditë gjatë 4 javëve.
Pityriasis versicolor 2 kapsula 1× në ditë gjatë javës së parë.
Infektimi me myshqe (candida albicans) në gojë dhe faring 1 kapsulë në ditë gjatë 2 javëve.
Mukozat e thonjve Mjeku juaj do të vendosë se a është për t’u zgjedhur një terapi e vazhdueshme apo një terapi ciklike (përsëritje periodike):
Terapia e vazhdueshme: 2 kapsula 1× në ditë gjatë 3 muajve.
Terapia ciklike: 2 kapsula 2× në ditë gjatë 1 jave e pasuar me 3 javë pauzë (=1 cikël). Në rast të infektimit fungal të thonjve të gishtave të dorës ky cikël të përsëritet 1×, në rast të infektimit fungal të thonjve të gishtave të këmbës të përsëritet 2×.
Vetëm në rast të sëmundjes së thonjve të gishtave të dorës Java 1: 2× në ditë 2 kaps. Itraconazol-CIMEX.
Java 2: S’ka terapi.
Java 3: S’ka terapi.
Java 4: S’ka terapi.
Java 5: 2× në ditë 2 kaps. Itraconazol-CIMEX.
Java 6: s’ka terapi; fundi i terapisë.
Sëmundja e thonjve të gishtave të këmbës me ose pa thonjtë e gishtave të dorës
Java 1: 2× në ditë 2 kaps. Itraconazol-CIMEX.
Java 2: S’ka terapi.
Java 3: S’ka terapi.
Java 4: S’ka terapi.
Java 5: 2× në ditë 2 kaps. Itraconazol-CIMEX.
Java 6: S’ka terapi.
Java 7: S’ka terapi.
Java 8: S’ka terapi.
Java 9: 2× në ditë 2 kaps. Itraconazol-CIMEX.
Java 10: s’ka terapi; fundi i terapisë.
Infektimi mikotik i organeve të brendshme
Varësisht nga lloji i infeksionit janë të nevojshme 1× në ditë 1 kapsulë deri në 2× në ditë 2 kapsula gjatë disa muajve.
Kapsulat Itraconazol-CIMEX do të duhej të merren gjithnjë drejtpërdrejt pas një ushqimi të plotë me pak lëngje.
Në mënyrë që Itraconazol-CIMEX të pranohet mjaftueshëm në trup, duhet të ketë mjaftë acide në stomak. Prandaj do të duhej që ilaçet që neutralizojnë acidet në stomak, të merren më së largu 2 orë para marrjes së Itraconazol-CIMEX. Nëse merrni ilaçe që bllokojnë prodhimin e acideve gastrike, Itraconazol-CIMEX nuk do të duhej të merret bashkë me lëngje kola. Në raste të dyshimeve pyetni mjekun apo farmacistin tuaj.
Substanca aktive e Itraconazol-CIMEX mbetet në lëkurë edhe gjatë 2–4 javëve pas përfundimit të trajtimit dhe gjatë 6–9 muajve në thonj. Për këtë arsye ndikimi optimal arrihet shpeshherë tek pas disa javëve përkatësisht muajve pas mbarimit të terapisë dhe defektet në lëkurë përkatësisht thonj zhduken shpeshherë tek gjatë kësaj kohe. Prandaj mos u shqetësoni, nëse menjëherë gjatë terapisë nuk vëreni ende asnjë përmirësim, dhe vazhdoni trajtimin me Itraconazol-CIMEX, ashtu siç është udhëzuar nga mjeku juaj.
Një terapi antimikotike e filluar do të duhej të zhvillohet aq gjatë siç ka udhëzuar mjeku. As doza ditore e as kohëzgjatja e terapisë nuk guxojnë të ndryshohen pa konsultimin me mjekun apo farmacistin tuaj.
Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Cilat efekte anësore mund t’i ketë Itraconazol-CIMEX?
Gjatë marrjes së Itraconazol-CIMEX mund të shfaqen këto ndikime anësore: çrregullime të lehta të traktit gastrointestinal (pështirosja, vjellje, diarre, dhimbje të stomakut, kapsllëk), dhimbje të kokës, marramendje, çrregullime menstruale si gjakderdhje të ndërmjetme ose gjakderdhje të vonuara mujore, dobësim i muskujve ose rënie e flokëve.
Reaksionet të mbindjeshmërisë si ekzemë (skuqje e lëkurës, kruajtje), gulçime dhe/ose fytyrë e ënjtur u raportuan. Mund të shfaqen reaksione të rënda alergjike dhe mbindjeshmëri ndaj dritës së diellit. Në rast të tillë ndërpriteni terapinë dhe shkoni tek mjeku juaj.
Në raste shumë të rralla mund të shfaqet një dhimbje në gjymtyrë apo një reaksion i rëndë i lëkurës. Po të ndodh kjo, ndërpriteni terapinë dhe shkoni tek mjeku juaj.
Shkoni menjëherë te mjeku juaj ose kontaktojeni atë menjëherë në rast të shfaqjes së problemeve të frymëmarrjes (gulçim), gjatë shtimit të papritur të peshës, gjatë ënjtjes së këmbëve, gjatë lodhjes së pazakonshme ose nëse gjatë natës befas filloni të zgjoheni jashtëzakonisht shpesh, sepse këto mund të jenë shenjat e para të një dobësie të zemrës.
Njëri apo disa prej simptomave vijuese mund të shfaqen gjatë çrregullimit të funksionit të mëlçisë, që ndodh shumë rrallë: mungesë e oreksit, pështirosje, vjellje, lodhje e pasqaruar, ekstreme, dhimbje të stomakut, verdhëza (ngjyrimi në të verdhë i lëkurës ose e pjesës së bardhë të syrit), urina e errët, jashtëqitja me ngjyrë të çelur. Në raste të tilla do të duhej të ndërpritet terapia dhe të informohet mjeku, sepse një çrregullim i funksionit të mëlçisë mund të marrë një rrjedhë të rëndë.
Nëse shfaqet çfarëdo shenje tjetër e sëmundjes, për të cilën supozoni një lidhshmëri me marrjen e Itraconazol-CIMEX, do të duhej menjëherë të shkoni tek mjeku apo farmacisti juaj përkatësisht mjekja apo farmacistja juaj.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Ilaçi duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar me «EXP» në paketim.
Kapsulat të ruhen në temperaturë dhome (15–25 °C) në paketimin origjinal, të mbrojtura nga lagështia dhe në vende që fëmijët nuk mund t’i arrijnë.
Informacione të mëtejme ju jep mjeku apo farmacisti juaj.
Këta persona zotërojnë informacione të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Itraconazol-CIMEX?
1 kapsulë Itraconazol-CIMEX përmban 100 mg itrakonazol si substancë aktive; si edhe substanca të tjera ndihmëse për prodhimin e një kapsule.)

Ku mund të merrni Itraconazol-CIMEX?
Cilat paketime ekzistojnë?
Në farmaci vetëm me recetë të mjekut.
Paketime me 15 dhe 30 kapsula.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive