Wednesday, November 16, 2016

KETONAL

ÇFARË ËSHTË KETONAL XHEL DHE PËR ÇFARË PËRDORET?
Substanca aktive e Ketanal ështe ketoprofeni.
Ketoprofeni bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antiinflamatore josteroidë.
Ketonal xhel veprim antiinflamator dhe analgjezik (qetësues të dhimbjes).

Për çfarë përdoret Ketonal xhel?

lokalisht, për lehtësimin afatshkurter të dhimbjeve muskulare dhe artikulare, edemes së shkaktuar nga ushtrimet fizike si dhe nga dëmtimet e tjera (ndrydhje, tërheqje, tendosje, dëmtime të tendineve ose ligamenteve);
lokalisht, për lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit në zonën lumbare dhe në sëmundjet e artikulacioneve me natyrë degjenerative.
2. PËRPARA SE TË PËRDORNI KETONAL XHEL
Ketonal është i kundërindikuar në pacientë me mbindjeshmëri ndaj ketoprotenit apo përbërësve të tjera të produktit mjekësor.
Gjithashtu, ai kundërindikohet:

Në pacientët me histori të reaksioneve alergjike (p.sh. bronkospazëm, rinit, urtikarie) nga administrimi i ketoprofenit ose ndaj barnave të tjera anti-intlamatore jo-steroide apo salicilateve (psh. acidi acetilsalicilik);
pacientat me ulçeracion peptik aktiv;
në dëmtime apo patologji të lëkurës si ekzemë, akne, dermatoza të ndryshme, plagë të hapura dhe dëmtime të infektuara;
me fashime të mbyllura;
përdorimi i njëkohshëm në të njejtën zonë me agjentë lokal të tjerë;
në fëmijët nën 15 vjeç.
gjatë 3 mujorit të fundit të shtatzanisë;
Përkujdesje të veçanta gjate përdorimit:
Ketonal duhet të përdoret me kujdes në membranat mukoze, zonat anale ose genitale dhe në zonat afër syrit, kontakti me syrin duhet të shmanget.
Nëse vihen re ndryshime në lëkurë (p.sh. rash) terapia duhet të ndërpritet.
Përdorimi lokal i sasive të mëdha mund të japë efekte sistemike, duke përfshire mbindjeshmëri dhe astëm.
Pastroni mirë duart pas aplikimit të kremit Ketonat
Mos u ekspozoni ndaj diellit apo ndaj rrezeve ultra-violet zonat e trajtuara me Ketonal krem gjatë trajtimit dhe deri 2 javë pas ndërprerjes së trajtimit.

Përdorimi i barit gjatë shtatzënisë
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara se të merrni çfarëdo lloj produkti mjekësor.
Gjatë tremujorit të parë dhe të dytë të shtatzënisë, Ketonal mund të përdoret vetëm nëse përfitimet e pritshme janë më të mëdha sesa rreziqet e mundshme.
Ketoprofeni është i kundërindikuar në tremujorin e fundit të shtatzënisë.
Përdorimi i ketoprofenit në tremujorin e fundit të shtatzenisë mund të shkaktoje vonim të lindjes, mbyllje premature të duktit të Botallos dhe hipertension pulmonar tek të porsalindurit.

Përdorimi i barit gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara se të përdorni barna.
Nuk rekomandohet marrja e barit gjatë periudhës së ushqyerjes me gji, meqënëse siguria e ketoprofenit nuk është vërtetuar.

Drejtimi i automjeteve dhe puna me makineri
Nuk ka të dhëna.

Përdorimi i barnave të tjerë
Flisni me mjekun për çfarëdo lloj bari që jeni duke marrë, përfshi edhe barnat e marra pa recetë mjekësore.
Ndërveprimet dhe ndikimi i barit mbi eliminimin nga organizmi të barnave të tjerë, ishte i pakonsiderueshëm.
Kujdes duhet treguar gjatë marrjes së njëkohëshme të barit me probenecid ose metotreksat, meqënëse eliminimi i këtyre të fundit mund të ulet.
Nuk duhen përdorur njëkohësisht pomada të tjera që përmbajnë ketoprofen ose antiinflamatorë jo steroidë të tjerë.

3. MËNYRA E PËRDORIMIT TË KETONAL XHEL
Ketonal xhel aplikohet në lëkurën mbi indin e dëmtuar ose inflamuar, 1 ose 2 herë në ditë. Xheli shpërndahet duke e fërkuar lëkurën lehtësisht.
Sasia e xhelit që përdoret përllogaritet duke patur parasysh se 5 cm xhel përmbajnë 100 mg ketoprofen, ndërsa 10 cm përmbajne 200 mg ketoprofen.
Nuk këshillohet vendosja së bashku me Ketonal kapsula, tableta ose suposte.
Doza ditore e përgjithshme, pavarësisht nga formëdozat e përdorura, nuk duhet të kalojë 200 mg.

Nëse keni aplikuar më shumë Ketonal xhel se ç’duhet
Në rast se keni aplikuar më shumë xhel se sa duhet, shpëlani mirë me ujë të bollshëm pjesën e lëkurës dhe këshillohuni me mjekun.

Nëse keni harruar të aplikonl Ketonal xhel
Në rast se harroni të përdorni xhelin, përdoreni atë kur të jetë koha e aplikimit të dozes pasardhëse.
Mos dyfishoni dozat e barit.

4. EFEKTE TË PADËSHIRUESHME TË MUNDSHME .
Si të gjithë barnat, edhe Ketonal xhel mund të shkaktojë shfaqen e efekteve të padëshiruara.
Çrregullime në lëkurë dhe indet subkutane:
Jo shpesh: kruajtje, eritema, prurit, ekzema dhe dermatit kontakti të lehtë.
Nga administrimi sistemik po ashtu edhe ai lokal, rrallë herë janë raportuar: urtikarie, rash, reaksione fotosensitive, reaksion Bollous, eritremë multiforme, dermatit likenoid, nekroze të lëkurës dhe sindromë Stevens-Johnson.
Shumë rrallë: dermatit kontakti i rëndë, si rezultat i higjenës vetiake të keqe dhe ekspozimi në diell. Mund të vihet re reaksion foto-alergjik i rëndë.
Në disa raste ketoprofeni mund të jetë përgjegjës për fotosensivitet të zgjatur edhe pas një aplikimi të vetëm.
Janë përshkruar edhe nekroliza epidermale toksike.
Çrregullime të frymëmarrjes:
Krizat astmatike, si forma të shfaqjes së mbindjeshmërisë ndaj barit, shfaqen shumë rrallë.
Çrregullime renale dhe urinare:
Shumë rrallë: përshkruhet vetëm një rast me përkeqësim të insufiçiencës renale kronike pas përdorimit të Ketonal xhel.
Antiinflamatorët jo-steroidal lokal mund të shkaktojnë nefrit intersticial.
Janë raportuar raste të përkeqësimit të insufiçiencës renale të mëparshme.
Nëse vini re shfaqjen e ndonjë efekti të padëshiruar që nuk është përshkruar në këtë fletëudhëzues, jeni të lutur të njoftoni mjekun ose farmacistin.

RUAJTJA E KETONAL XHEL
Duhet të mbahet në vende të paarritshme nga fëmijët.
Të ruhet në temperaturë nën 25°C.
Tubeti të mbyllet mirë.
Bari nuk duhet të përdoret pas datës së skadimit të treguar në paketë.

6. INFORMACIONE TË TJERA
Ketonal 2.5% xhel
Çdo gram xhel 2.5% përmban 25 mg ketoprofen.
Substancë aktive është ketoprofeni.
Përbërës të tjerë janë: karbomer, trolaminë, esencë vajore e lavandes, etanol, ujë i distiluar.
Xhel
Përshkrimi: homogjen, xhel transparent me aromë lavande dhe alkooli.
Çdo gram xhel 2.5% përmban 25 mg ketoprofen.

Paketimi:
Kuti me një tubet që përmban 50 gram xhel.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive