Wednesday, November 16, 2016

Lactis B-complex (bustina, kapsula, flakone)

Integrator ushqimor me fermente laktikë, maja birre, vitamina të kompleksit B dhe insulinë.

INDIKIMET
Integrator ushqimor, i cili falë përmbajtjes së fermenteve laktikë, majasë së birrës (Saccharomyces cerevisiae), vitaminave te kompeksit B dhe insulinës, indikohet në rastet e çrregullimeve të florës bakteriale intestinale, të shkaktuara nga ushqyerja e paekuilibruar, përdorimi i antibiotikëve ose gjendjet e stresit psiko-fizik.

PËRBËRJA:
8 flakonë të vegjël me tapë-depozitë.

Në tapën-depozitë:
Lactobacillus sporogenes, Bifidobacterium bifidum, Streptococcus thermophilus, Lactobacillus acidophilus, Lactobacillus bulgaricus, insulinë, Saccharomyces cerevisiae (maja birre), niacinë, vitaminë B16, vitaminë B2, vitaminë B1, acid folik, vitaminë B12, fosfat natriumi dibazik, silic koloidal, amidon, stearat magnezi.

Në flakon:
fruktozë, mjalt akacie, aromë portokalli, acid citrik, benzoat natriumi, arome vanilie, sorbat kaliumi, propilparaben natriumi.

14 bustina
Lactobacillus sporogenes, Lactobacillus acidophilus, Lactobacillus bulgaricus, insulinë , vitaminë PP, vitaminë B16, vitaminë B2, vitaminë B1, acid folik, Saccharomyces cerevisiae (maja birre), sakarozë , acidifikues: acid citrik, aroma, fosfat natriumi.

15 kapsula
Lactobacillus sporogenes, Lactobacillus acidophilus, Lactobacillus bulgaricus, Lactobacillus bifidum, Lactobacillus thermophilus, insulinë, vitaminë PP, vitaminë B16, vitaminë B2, vitaminë B1, acid folik, fosfat kalciumi, xhelatinë ushqimore, stearat magnezi vegjetal.

LACTIS B-complex këshillohet të përdoret nga të gjithë personat, të cilët si pasojë e ushqyerjes se çrregullt, të vjellave, heqjes së barkut, çrregullimeve të florës intestinale (ndjesi fryrje ne bark dhe shtim gazrash), stresit psiqik-fizik apo trajtimit me antibiotikë, kanë nevoje që të rikthejnë florën bakteriale intestinale ne ekuilibrin fiziologjik normal.

FLAKONET: mënyra e përdorimit
Këshillohet që të përdoren një ose dy flakonë në ditë, ose sipas përshkrimit te mjekut.
Përmbajtja e flakonë përzihet me një gotë me ujë ose ndonjë lëng tjetër, jo te ngrohtë , dhe pihet mundësisht me stomak bosh (larg vakteve ushqimore).
Ne rastet e nevojave të veçanta këshillohet:
Dita e parë Dita e dytë Dita e tretë Dita e katërt
3 flakonë 2 flakonë 2 flakonë 1 flakon
Rrotullohet tapa, në drejtimin e levizjes së akrepave të orës, deri në fund, duke mundësuar çarjen e cipës ndarese dhe, për pasojë , rënien e pluhurit nga tapa-në flakon. Më pas flakoni tundet mirë, hiqet tapa, duke e rrotulluar ne drejtim të dhe përmbajtja e flakoni lihet menjëherë ose pasi te jetë përzier me ujë ose ndonjë tjeter, jo të ngrohtë.

BUSTINAT: mënyra e përdorimit
Këshillohet qe të përdoren dy ose tre bustina në ditë, ose sipas përshkrimit të mjekut. Përmbajtja e bustinave përzihet me një gotë me ujë ose ndonjë lëng tjetër, jo të ngrohtë, dhe pihet mundësisht me stomak bosh (larg vakteve ushqimore). Ne rastet e nevojave të veçanta këshillohet:
Dozimi
Dita e parë Dita e dytë Dita e tretë Dita e katërt Dita e pestë
4 bustina 4 bustina 2 bustina 2 bustina 2 bustina

KAPSULAT: mënyra e përdorimit
Këshillohet që të përdoren dy ose tre kapsula në ditë, të cilat merren mundësisht me stomak bosh (larg vakteve ushqimore),ose sipas përshkrimit te mjekut. Në rastet e nevojave të veçanta këshillohet:
Dozimi
Dita e parë Dita e dytë Dita e tretë Dita e katërt Dita e pestë
4 kapsula 3 kapsula 3 kapsula 3 kapsula 2 kapsula

Ruajtja
Të mbahet në vende të paarritshme nga fëmijët.
Te mos tejkalohet doza ditore e këshilluar.
Produkti duhet të mbahet në një vend të thatë, të freskët dhe larg burimeve te nxehtësisë.

Integratorët nuk duhet të konsiderohen si zëvendësues të dietës së pasur ushqimore.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive