Wednesday, November 16, 2016

Legofer 40mg (tretësirë orale)

1. ÇFARË ËSHTË LEGOFER-i  DHE PËR ÇFARË PËRDORET

Përmbajtja:
15 ml të tretësirës përmbajnë 800 mg hekur proteinsukcinilat – ekuivalent me 40 mg Fe3+.

Forma farmaceutike
Tretësira orale Legofer është  me ngjyrë të kuqe – errët, tretësirë e kthjellët me aromë të këndshme vishnje.

Paketimi
Tretësira gjendet e paketuar në shishe të qelqit me ngjyrë të mbyllur, tipi III dhe me kapakun me mbyllje siguruese dhe me dozuesin e shkallëzuar të plastikës  PP28S.
Kutia e kartonit përmban një shishe me 150 ml tretësirë orale dhe me dozuesin e plastikës.

Si vepron Legofer?
Legofer është bar antianemik i cili përmban hekur trivalent, për trajtimin e anemisë me mungesë të hekurit duke e ndihmuar organizmin që të krijojë eritrocitet.

Kur përdoret Legofer?
Legofer-i përdoret për trajtimin dhe parandalimin e mungesës së lehtë ose të dukshme të hekurit si rezultat i:
- Nevojave të rritura për hekur: bebet e lindura para kohe dhe/ose pesha e ulët e lindjes, gjatë periudhës së rritjes intensive, adoleshencë, gjatë vitit të parë të jetës, në pubertet, gjatë shtatzënisë, gjatë gjidhënies;
- Paaftësia e absorbimit: sëmundjet inflamatore të zorrëve, sindromi i malabsorbimit (absorbimi i dobët nga zorrët), pas gastrektomisë (heqjes së stomakut.)
- Rritja e humbjes së hekurit: humbja e gjakut te gjakosjet gjinekologjike (polimenorreja, hipermenorreja, metrorragjia, fibromiomatosis) dhe gjakosjet nga trakti gastrointestinal (ulçera gastroduodenale, koliti ulçerativ, polipoza, hemorroidet), hematuria.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI LEGOFER?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Legofer?

Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në cilindo përbërës të Legofer-it.
Nëse keni hemokromatozë;
Nëse keni hemosiderozë;
Nëse keni tipin e anemisë e cila nuk është e shkaktuar nga mungesa e hekurit (anemia hemolitike, anemia aplastike dhe anemia sideroakrestike);
Pankreatiti kronik;
Ciroza e mëlçisë.
Përkujdesje të veçanta me Legofer nëse keni:

Zvoglim i numrit tё eritrociteve me prejardhje tё panjohur (anemi),
Ulçerë të stomakut (ose çrregullime të tjera digjestive si enterit regjional ose kolit ulçerativ)
Gjakderdhje të vazhdueshme ose menorragji.
Shtatzëni të përsëritura.
Intolerancë në proteinat e qumështit.
Intolerancë e trashëguar në fruktozë.
Reaksione alergjike në parabens (metil-parahidroksibenzoat kripëra të natriumit, propil-parahidroksibenzoat kripëra të natriumit).
Legoferi mund tё ndikojё nё testet laboratorike qё shfrytёzohen pёr kёrkimin e gjakut nё feçe.

Përdorimi i Legofer-it me ushqime dhe pije:
Duhet të shmangen marrja në të njejten kohë e hekurit së bashku me ushqime të caktuara si kafe, çaj, vezë, qumësht dhe prodhime të qumështit. Për këtë arsye, Legofer-i duhet të merret në intervalin prej 2 orëve nga marrja e këtyre ushqimeve ose pijeve.

Shtatzënia dhe gjidhënia
Para se të merrni çfardo bari konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin.
Nëse jeni shtatzënë ose gjidhënëse para se ta merrni Legofer-in bisedoni me mjekun tuaj.
Legoferi është veçanërisht i nevojshëm te mungesa e hekurit gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri:
Legofer-i nuk ndikon në aftësitë psikofizike për ngarje dhe për operim me makineri të rrezikshme.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.

Është me rëndësi të veçantё nëse ju jeni duke i marrur barnat në vijim:

Tetraciklina dhe  kloramfenikol (antibiotikё),
bifosfonate (pёr sёmundje tё eshtrave),
ciprofloksacinё dhe ofloksacinё (fluorokinolone – antibiotikё),
penicilaminё (bar qё pёrdoret te artriti reumatoid),
tiroksinё (hormon i tireoidesё),
levodopa, karbidopa (pёr sёmundjen e Parkinsonit),
alfa-metildopa (pёr hipertension)
acid askorbik  (vitamina C),
antiacide (pёr neutralizimin e aciditetit në stomak).
Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Legofer-it
Legofer-i përmban sorbitol E420, prandaj pacientët që kanë intolerancë të trashëguar në fruktozë nuk duhet ta marrin këtë bar.
Legofer-i përmban parabens (metil-parahidroksibenzoat kripëra të natriumit, propil-parahidroksibenzoat kripëra të natriumit), të cilat mund të shkaktojnë reaksione alergjike të vonuara.
Ky bar pёrmban 1.9mmol (43.83mg)natrium nё 15ml tretёsirё orale.Prandaj duhet kujdes i shtuar te pacientёt qё ju kufizohet futja e natriumit(kripёs)

3. SI TË MERRET LEGOFER-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Mjeku juaj do të përcaktojë dozën e përshtatshme dhe kohëzgjatjen e trajtimit për juve.
Është më së miri që të merret në stomak të zbrazët.

Dozat e rekomanduara janë:

Të rriturit: 15 – 30 ml në ditë (ekuivalent me 40 – 80 mg Fe3+ ), ose në harmoni me rekomandimet e mjekut, në dy doza, pra ushqimit.

Fëmijët: 1.5 ml/ kg peshë trupore (ekuivalent me 4 mg/kg tё peshës trupore) në ditë, ose në harmoni me rekomandimet e mjekut, në dy doza, para ushqimit.

Nëse përdorni Legofer  më shumë sesa duhet:
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Legofer-it  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Ky bar përmban hekur. Duhet të ruhet larg fëmijëve sepse mund të jetë fatal.
Simptomat e mbidozimit janë dhembjet e barkut, nauze, diarre, vjellje dhe hematemezë, shpesh herë e përcjellur me përgjumje, zbehje, cianozë (mavijosje e fytyrës), shok deri në komë.

Nëse keni harruar tё merrni Legofer
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Legofer-it
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET E MUNDSHME TË PADËSHIRUARA
Si të gjitha barnat tjera, edhe Legofer-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Çrregullimet gastrointestinale, si diarre, kapsllëk, nauze dhe dhembje epigastrike, të cilat mund të shfaqen shumë rrallë, veçanërisht pas dozave të larta; këto efekte të padëshiruara qetësohen pas zvoglimit të dozës ose pas ndërprerjes së trajtimit.
Produktet e hekurit mund ta ndryshojnë ngjyrën e fecesit në të zezë ose në të zezë hiri.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5.  RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
të ruhet larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.
Pas hapjes sё parё tё ruhet nё temperaturё deri 25°C, i mbrojtur nga drita.
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Mënyra e dhënies së barit
Ky bar mund të merret vetëm me recetë të mjekut.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.
Data tregon ditën e fundit të muajit të shënuar.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive