Wednesday, November 16, 2016

Lidocain Adrenalin Alkaloid 2ml (tretësirë për injeksion)

1. ÇFARË ËSHTË LIDOCAIN ADRENALIN ALKALOID-i  DHE PËR ÇFARË PËRDORET?

Përmbajtja:
Një injeksion i 2 ml përmban 40 mg lidokain  hidroklorid dhe adrenalinë 0,025 mg.

Forma farmaceutike
Lidokain Adrenalin ALKALOID 40 mg/0,025 mg/ 2 ml tretësirë për injeksion është e kthjellët dhe tretësirë e pangjyrë.

Paketimi
Lidokain Adrenalin ALKALOID ® 40 mg/0,025 mg/ 2 ml tretësirë për injeksion është e paketuar në ampula të qelqit neutral, i pangjyrë.
Kutia e kartonit përmban 100 ampula të 2 ml dhe fletëudhëzimin.

Si vepron Lidokain Aderenalin ALKALOID-i?
Lidokain Adrenalin ALKALOID përmban 2 substanca:  lidokainë dhe adrenalinë (epinefrinë). Secila prej tyre vepron në mënyrë të ndryshme.
- Lidokaina i përket grupit të barnave të quajtura anestetik lokal.  Ky bar e mpinë pjesën në trup në të cilën injektohet.
- Adrenalina (epinefrina) i përket grupit të barnave të quajtura vazokonstriktor. Kay bar me rastin e injektimit i ngushton enët e gjakut. Kjo do të thotë se ju do të gjakosni më pak dhe efekti i anestetikut do të jetë më i gjatë.

Kur përdoret Lidokain Adrenalin ALKALOID-i?
Injeksionet Lidokain Adrenalin ALKALOID mund të përdoren në këto raste:
- Për të dhënë anestezi lokale dhe për të ndërprerë dhembjet në pjesën e trupit në të cilin administrohet gjatë procedurave kirurgjike.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI LIDOCAIN ADRENALIN ALKALOID?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Lidocain Adrenalin Alkaloid?
- Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në lidokainë hidroklorid, ose në cilindo përbërës tjetër të Lidokain Adrenalin ALKALOID-it.
- Nëse jeni alergjik në ndonjë anestetik tjetër lokal të tipit amid.

Përkujdesje të veçanta me Lidokain Adrenalin ALKALOID

Para se ta merrni këtë bar ju duhet ta informoni mjekun tuaj për këto gjendje:
- nëse keni tension të lartë të gjakut ose nëse keni problem me zemër si ritëm të ngadalsuar të zemrës.
- nëse keni volum të zvogluar të gjakut (hipovolemi).
- nëse keni problem me mëlçi ose me veshka.
- nëse keni vështirësi me frymëmarrje.
- nëse keni epilepsi.
- nëse keni diabet.
- nëse keni problem me gjëndrën tiroide.
- nëse keni pasur ndonjëherë atak të trurit.
- nëse keni infeksion ose inflamacion në vendin ku duhet të bëhet injektimi.
- nëse keni sëmundjen e pigmentit të gjakut të quajtur ‘porfiria’, ose nëse këtë sëmundje e ka ndonjë anëtar i familjes tuaj.

Nëse keni ndonjerën nga këto gjendje, para se ta merrni lidokainën me adrenaline duhet të bidedoni me mjekun tuaj.

Shtatzënia dhe gjidhënia
Para se të merrni çfardo bari konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin.
Nëse jeni shtatzënë, ose nëse dyshoni se mund të jeni shtatzënë, ose nëse planifikoni të mbeteni shtatzënë duhet ta informoni mjekun tuaj.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Lidokaina me adrenaline mund të shkaktojë përgjumje dhe ti ngadalsojë reaksionet tuaja.
Pas administrimit të Lidokainës me adrenalinë, ju nuk duhet të ngisni makinën ose të operoni me makineri të rrezikshme deri ditën tjetër.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Lidocaine Adrenalin ALKALOID
Lidocaine Adrenalin ALKALOID përmban natrium metabisulfit E223. Kjo substance nganjëherë mund të shkaktojë reaksione alergjike dhe vështirësi me frymëmarrje.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Kjo është sepse Lidokaina me adrenalin mund të ndikojë në mënyrën e veprimit të disa barnave tjera dhe anasjelltas.

Në veçanti ju duhet ta informoni mjekun tuaj nëse jeni duke marrur barnat në vijim:
- Anestetikë të tjerë lokal.
- Barna të tjera që përmbajnë adrenalinë.
- Halotan (anestetik i përgjithshëm).
- Barna për trajtimin e aritmive të zermrës  si amiodaroni.
- Beta-bllokues si propranolol.
- Butirofenone për trajtimin e nauzesë, si domperidoni.
- Butyrofenonet e tjera për trajtimin e problemeve mentale, si haloperidol.
- Fenotiazina për trajtimin e problemeve mentale, si klorpromazinë.
- Barna kundër depresionit si inhibitorë të monoamino oksidazës (MAOI) dhe antidepresivë triciklik
- Barna që indukojnë lindjen.
- Cimetidinë.

3. SI TË MERRET LIDOCAIN ADRENALIN ALKALOID -i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Lidokaina me adrenaline jepet si injeksion, doza varet edhe nga lloji i ndërhyrjes që duhet të bëhet, nga pesha trupore, mosha, nga gjendja fizike dhe nga vendi ku duhet të bëhet injektimi.
Ju duhet ta merrni dozen më të vogël të mundshme me të cilën do të arrihet efekti i nevojshëm.
Lidokaina me adrenaline duhet të jepet afër vendit në trup ku duhet të bëhet ndërhyrja kirurgjike.
Ky bar e ndërpren përcjelljen nervore të impulseve nga periferia për në qendrën trunore.
Kjo do ta ndërpresë ndjenjën e dhembjes.
Veprimin e fillon disa minuta pas injektimit dhe ngadalë të heqet pasi që të kryhet procedura kirurgjike.

Nëse përdorni Lidocain Adrenalin ALKALOID  më shumë sesa duhet.
Meqenëse administrimin e bën personeli mjekësor ka pak gjasa që të mbidozohet.
Efektet e padëshiruara serioze nga mbidozimi me Lidokain Adrenalin ALKALOID kërkon trajtim të veçantë dhe mjeku i cili do të ju trajtojë duhet të jetë i trajnuar për trajtimin e situatave të tilla.

Shenjat e para të mbidozimit me Lidokain Adrenalin ALKALOID janë si në vijim:
- Ndjenja e marramendjes dhe e avijosjes.
- Mpirje e buzëve dhe rreth gojës.
- Mpirje e gjuhës.
- Problem me të dëgjuarin.
- Probleme me të parin (vizion).
Për zvoglimin e rrezikut për manifestimin e efekteve të padëshiruara serioze, mjeku juaj do ta ndërprejë dhënien e mëtejme menjëherë pas fillimit të shfaqjes së këtyre shenjave.
Kjo do të thotë se nëse ju do të keni këto shenja, ose nëse ju mendoni se keni marrur Lidokain Adrenalin ALKALOID më tepër sesa duhet, menjëherë tregoni mjekut tuaj.
Efektet e tjera të padëshiruara nga mbidozimi me Lidokain Adrenalin ALKALOID janë problemet me të folur, sjellje irrituese, kontraksione muskulare, konvulsione, efektet në zemër dhe në enët e gjakut, humbja e vetëdijes, koma dhe ndërprerja e fymëmarrjes për kohë të shkurtër (apnea).
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Lidokain Adrenalin ALKALOID-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.

Reaksionet e rënda alergjike (të rralla, shfaqen te 1 në 1,000 pacientë të trajtuar)
Nëse ju do të keni reaksione të rënda alergjike, menjëherë tregoni mjekut tuaj.
Shenjat e këtij reaksioni janë:
- Enjtja e fytyrës, buzëve, gjuhës dhe fytit. Kjo mund të krijojë vështirësi me gëlltitje dhe frymëmarrje.
- Enjtje e përnjëhershme e rendë e anësive (duarve, shputave, nyjeve).
- Vështirësi me frymëmarrje.
- Kruarje e fuqishme e lëkurës (me urtika).

Efektet e tjera të padëshiruara:
-  mpirje e vendit të injektimit. Kjo do të mënjanohet ngadalë.
Të zakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 10 pacientë të trajtuar)
- Rënie e tensionit të gjakut. Kjo mjund të shkaktojë marramendje ose alivanosje.
- Ngritje e tensionit të gjakut.
- Nauze ose vjellje.
- Therje dhe parestezi.
- Ndjenja e marramendjes.
- Ngadalsim i ritmit të zemrës.

Të pazakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 100 pacientë të trajtuar)
- Ushtima në vesh (tinnitus) ose zhurma senzitive.
- Vështirësi me të folur.
- Mpirje e gjuhës dhe për rreth gojës.
- Konvulsione.
- Përgjumje.
- Dridhje.
- Turbullim i të parit.

Të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 1,000 pacientë të trajtuar)
- Çrregullim i ritmit të zemrës (arritmi).
- Dëmtim i nervave të cilat mund të shkaktojnë ndryshime në sensacione ose dobësi muskulare (neuropati).
kjo mund të përfshijë dëmtime të nervave periferike.
- Gjendjen e quajtur arachnoiditis (inflamacion i membranave të cilat e mbështjellin palcën kurrizore). Këto shenja mund të jenë thumbime dhe dhembje në pjesën e poshtme të shpinës ose në këmbë si dhe therje dhe parestezi ose dobësi të këmbëve.
- Vision i dyfishtë.
- Ngadalsim ose ndërprerje e frymëmarrjes ose ndërprerje e rrahjeve të zemrës.

Efektet e tjera të padëshiruara të cilat shfaqen me anestetikët e tjerë, por të cilat mund të shkaktohen edhe me lidokainë me adrenaline janë:
-  Dëmtimi i nervave duke shkaktuar probleme permanente.
Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari.
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut, në institucion shëndetësor.
Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive