Wednesday, November 16, 2016

Lidokain 2% (injeksion)

1.Çfarë është LIDOKAIN 2% dhe për çfarë përdoret
Lidokain bën pjesë në grupin e antiaritmikëve të klasës Ib.
Antiaritmiket e klases Ib blokojnë eksitimin (stimulimin) me frekuence larte të miokardit i cili paraqitet tek aritmite por në këtë mënyrë nuk pengojnë zemrën të rrahë me frekuence normale.
Lidokain 2% injeksione për aplikim i.v. aplikohen për shërimin e aritmive ventrikulare gjatë infarktit akut te miokardit, gjatë ndërhyrjeve kirurgjike në zemër ose kateterizimit, gjatë intoksikimit me digjitalis ose tek sëmundjet tjera të zemrës.

Përbërja: 1 ampulë 5 ml përmban: 100 mg lidokainë klorid.

Paketimi: Kutia me 5 ampula prej 5mL.

Si vepron LIDOKAIN 2%
Lidokaina u takon antiaritmikëve dhe bashkësisë B. Në zemër vepron kryesisht në sistemin e përcjelljes së impulseve në barkushe, duke e zgjatur periudhën refraktare, dhe pjesërisht edhe në fijet e muskujve duke kufizuar automatizmin ventrikular.
Lidokaina e ngadalëson depolarizimin spontan diastolik dhe rrit pragun për fibrilacionin ventrikular. Në koncentrimin terapeutik të lidokainës në plazmë nuk ndryshohen shtypja arteriale, fuqia e kontraksionit dhe frekuenca e zemrës.
Koncentrimi i madh i lidokainës mund të shkaktojë hipotension dhe zvogëlon vëllimin goditës dhe minutor të zemrës.
Në indin iskemik lidokaina ngadalëson përcjelljen e ngacmimit dhe mund të shkaktojë bllok.

Kur përdoret LIDOKAIN 2%
- Aritmitë ventrikulare, ekstrasistolat, takiaritmitë;
- infarkti i miokardit;
- iritimi mekanik i miokardit gjatë ndërhyrjeve operative të zemrës;
- procedurat diangostike si: kateterizimi i zemrës dhe angiokardiografia;
- reanimimi kardiopulmunar gjatë defibrilimit.

2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet ta përdorni LIDOKAIN 2%
Nuk duhet të merrni LIDOKAIN 2% te:
- ndjeshmëria në lidokainë;
- blloku i shkallës II dhe III atrioventrikular;
- blloku i rëndë intraventrikular dhe sinuatrial;
- WPW sindromi;
- sindromi Adams-Stokes;
- shoku kardiogjen.

Përkujdesjet
Lidokaina si antiaritmik duhet të jepet shumë me kujdes dhe/ose në doza të zvogëluara në këto raste:
- personave të moshuar, fëmijëve dhe të sëmurëve të cilët ankohen nga epilepsia.
- personave të cilët ankohen nga dekompenzimi kronik i zemrës, hipotensioni, bradikardia.
- AV-blloku i shkallës së parë i pashëruar me bllok bifascirkular.
- hipoglikemia.
- depresioni respirator.
- funksioni i dobësuar i mëlçisë dhe veshkave.
- çrregullimi cerebrovascular.
Nuk duhet lejuar kontaktit më të gjatë të tretësirës së lidokainës me mjete të metalit (kanilë me mjete metalike etj.), sepse mund të lirohen jonet e metalit të cilat më pas mund të shkaktojnë ngacmim lokal të fortë në vendin e aplikimit.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Nuk duhet lejuar dhënies së Lidokainës si antiaritmik gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies nëse është e mundur, për shkak se gjatë shtatzënisë  sepse mund të arrijë deri te lidhja e dobësuar e lidokainës me proteinat e plazmës dhe rritet efekti i tij.
Gjatë gjidhënies lidokaina sekretohet në qumështin e nënës.
Lidokaini mund të iritojë, si efekt kalimtar, aparatin e dëgjimit të të posalindurit.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri.
Bari nuk ndikon në aftësitë psikofizike të pacientit.

3. Si përdoret LIDOKAIN 2%
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Dozimi i lidokainës është individual, sepse gjërësia optimale terapeutike e këtij bari si antiaritmik nuk është aq mirë e definuar.
Është i pranuar qëndrimi se koncentrimi terapeutik i lidokainës në plazmë është rreth 2-5 mg/ml edhe pse është e mundur që disa të sëmurë ta përballojnë edhe 6 mg/ml.

Aritmitë ventrikulare:
Të rriturit: Terapia fillon me injeksion intarvenoz, kurse vazhdon me infuzion intravenoz. Doza e përgjithshme fillestare është 1 mg/kg, por të mos kalohet doza e përgjithshme fillestare prej 100 mg lidokain.
Injeksioni intarvenoz: duhet të jepet me shpejtësi deri 25 – 50 mg/min.
Nëse pas injeksionit të parë nuk arrihet efekti doza mund të përsëritet 1 deri 2 herë në interval kohor prej 5 deri 10 minuta, derisa nuk fillohet me dhënien e infuzionit intravenoz.
Gjatë një ore nuk bën të jepet më tepër se 300 mg lidokain.
Infuzion i përhershëm iv. përgatitet me 500 mg (25ml 2% tretësirë) e Lidokainës, në 500 ml tretësirë fiziologjike.
Shpejtësia e infuzionit është 60 mg/në orë përgjithësisht 100 ml tretësirë në orë, përgjithësisht 33 pika në një minutë.
Ajo i përgjigjet dozës 20 – 50 μg/kg, përgjithësisht 1 – 4 mg gjatë një minuti.
Gjatë 24 orëve nuk është mirë të kalohet doza e përgjithshme 750 mg (2 ose 3 infuzione).
Rrallëherë duhet të vazhdohet me këtë infuzion më gjatë se 24 orë.
Në raste të insufiçiencës renale, kardiake dhe hepatike, doza e përgjithshme duhet të jetë më e vogël.

Fëmijët: Doza fillestare është 0,5-1 mg/kg me injeksion të ngadalshëm intarvenoz.
Nëse nuk arrihet efekti, doza mund të përsëritet por nuk duhet të kalohet maksimumi prej 3 – 5 mg/kg dhe pastaj shtohet infuzioni i përhershëm prej 10-50 μg/kg/min.
Gjatë trajtimit të aritmisë ventrikulare, lidokaina mund të jepet edhe në forma të injeksioneve i.m. në m. deltoideus, në dozë 4 – 5 mg/kg dhe nëse duhet mund të përsëritet pas 60-90 minutash, më së shumti deri në 300 mg gjatë 1 ore.
Megjithatë, kjo mënyrë e aplikimit duhet të shfrytëzohet vetëm si alternativë për aplikim i.v. nëse nuk ka mundësi të monitorimit me EKG.

Reanimimi kardiopulmonar dhe fibrilacioni ventrikular:
Fibrilacioni ventrikular duhet, para së gjithash, të trajtohet me aplikimin e defibrilatorit.
Nëse nuk ka përmirësime, duhet dhënë adrenalinë. Nëse adrenalina dhe defribilimi edhe pas përsëritjes nuk kanë efekt, atëherë duhet dhënë lidokainë në formë injeksioni i.v. në doza të ndara prej 100 mg.

Profilaksa e fibrilacionit ventrikular:
Te të sëmurit me infarkt të miokardit suspekt ose të dëshmuar lidokaina jepet si profilaksi e fibrilacionit ventrikular.

Nëse përdorni LIDOKAIN 2% më shumë sesa duhet
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin!
Shenjat e mbidozimit janë depresioni i frymëmarrjes, bradikardia, hipotensioni, konvulzionet, methemoglobinemia (cianoza, dhembja e kokës, dobësimi, depresioni).
Duhet mbajtur funksionet respiratore dhe kardiovaskulare – Methemoglobinemia në 30% është e lidhur me acidozën metabolike dhe dispnenë e cila trajtohet me oksigjen dhe metilenin blu.
Te konvulzionet e gjata jepet diazepami ose tiopentali. Mund të aplikohet hemoperfuzioni.

Nëse haroni të merrni LIDOKAIN 2%
Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar.
Vazhdoni përdorimin e barit në intervale të zakonshme.

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe LIDOKAIN 2% mund të shkaktojë efekte anësore.
Në doza të rekomanduara efektet e padëshiruara janë të rralla.
Format e lehta: marramendja dhe përgjumësia në përgjithësi paraqiten nëse injeksionet i.v. jepen me shpejtësi.
Këto efekte të padëshiruara janë kalimtare dhe nuk kërkojnë masa terapeutike.
Format e rënda manifestohen në sistemin nervor qëndror dhe kardiovaskular.

Sistemi qëndror nervor: përgjumësi, marramendje e shpeshtë, ushtimë në veshë, çorientim, shikim i turbulluar, konvulzione, humbje e vetëdijes dhe depresion respirator.

Sistemi kardiovaskular: hipertension dhe bradikardi, e cila mund të sjell deri te pushimi i zemrës.
Rekasionet alergjike janë shumë të rralla (edemë lokale, ekzantemë në trup).
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin .

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet vetëm me recetë të mjekut.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive