Sunday, November 27, 2016

SEPTOLETE PLUS

1.ÇFARE ËSHTË SEPTOLET PLUS  MJALTË  DHE LIMON JESHIL DHE PËRSE PËRDORET
Tabletat për tu mbajtur në gojë Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil shfaqin efekt lokal analgjezik dhe antimikrobial.
Ato përmbajnë antiseptikun klorur cetilpiridiniumi, i cili shkatërron shumë baktere dhe funge dhe ndalon gjithashtu rritjen virale deri diku.
Tabletat për tu mbajtur në gojë dezinfektojnë gojën dhe fytin dhe për rrjedhojë lehtësojnë dhimbjen dhe ndjesinë e diskonfortit të shoqëruar me inflamacion të gojës dhe fytit, dhe mbi të gjitha parandalojnë zhvillimin e inflamacioneve bakteriale më të rënda.
Për shkak të cilësive të mira lagështuese dhe reduktimit të tensionit sipërfaqësor, kloruri i cetilpiridiniumit penetron gjithashtu në membranën mukoze të gojës dhe fytit që janë vështirë për tu arritur dhe për të ndaluar rritjen bakteriale.
Benzokaina është një anestezik lokal i përshtatshëm për lehtësimin e dhimbjes në gëlltitje, e cila shoqëron shpesh inflamacionet e gojës dhe fytit.
Tabletat për tu mbajtur në gojë Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil rekomandohen për lehtësimin simptomatik të dhimbjes, ndjesisë së djegies dhe kruajtjes së fytit:

në infeksionet e lehta të gojës dhe fytit (faringit, laringit),
në inflamacionin e membranës mukoze të gojës (stomatit, gingivit), dhe
në të ftohurit dhe grip.
2.PËRPARA SE TË MERRNI SEPTOLETE PLUS MJALTË DHE LIMON JESHIL
Mos merrni Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil

nëse jeni alergjik (i mbindjeshëm) ndaj benzokainës, klorurit të cetilpiridiniumit ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Septolete plus mjaltë dite limon jeshil.
Tregoni kujdes të veçantë me Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil

Tabletat për tu mbajtur në gojë Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil nuk rekomandohen për fëmijët nën 6 vjeç.
Nëse keni dëmtim të hapur në gojë (p.sh. pas heqjes së dhëmbit, heqjes kirurgjikale të tonsilave, ëtj.) sepse kloruri i cetilpiridiniumit ngadalëson shërimin e plagëve.
Nëse keni një infeksion të rëndë të shoqëruar me temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe të vjella, shkoni tek mjeku, veçanërisht nëse simptomat tuaja nuk përmirësohen pas 3 ditësh.
Nëse jeni diabetik, ju duhet të dini se çdo tabletë për tu mbajtur në gojë përmban 1g maltitol. Për shkak të hidrolizës dhe absorbimit të ngadaltë në traktin gastrointestinal, maltitoli ka pak ndikim në nivelin e sheqerit në gjak.
Nuk rekomandohen doza më të larta se ato të përshkruara.

Marrja e barnave të tjera
Ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit ndonjë bar tjetër, përfshirë dhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Tabletat për tu mbajtur në gojë Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil nuk dihet të influencojnë në efektet e barnave të tjera.

Marrja e Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil me ushqim dhe pije
Mos e merrni Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil bashkë me qumësht sepse qumështi redukton efikasitetin e tij.
Mos e merrni Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil përpara ose gjatë ngrënjes.
Mos hani ose pini për të paktën një orë pasi të keni marrë Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil.

Shatzënia dhe ushqyerja me gji
Pyesni mjekun ose farmacistin për këshilla përpara se të merrni çdo lloj bari.
Bari nuk rekomandohet për përdorim gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji për shkak të mugesës së të dhënave mbi efektet anësore.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Tabletat për tu mbajtur në gojë Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil nuk është raportuar të kenë ndikim në aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri.

Informacion i rëndësishëm mbi disa prej përbërësve të Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil
Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil përmban maltitol dhe likid maltitoli.
Nëse ju është thënë nga mjeku se keni intolerancë ndaj disa sheqernave, kontaktoni mjekun përpara se të merrni këtë produkt mjekësor.
Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil përmban ngjyrues të kuq AC (E129), i cili mund të shkaktojë reaksione alergjike.
Propilen glikoli (E1250) mund të shkaktojë irritim të lëkurës.

3.SI TA MERRNI SEPTOLETE PLUS MJALTË DHE LIMONI JESHIL
Merreni gjithmonë Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil ekzaktësisht si ju ka thënë mjeku.
Nëse nuk jeni i sigurt pyesni mjekun ose farmacistin.
Të rriturit dhe fëmijë mbi 12 vjec.
Tresni në gojë një tabletë për tu mbajtur në gojë çdo 2 deri 3 ore.
Doza e rekomanduar është deri në 8 tableta për tu mbajtur në gojë në ditë.
Fëmijët 6 deri 12 vjeç
Tretni në gojë një tabletë për tu mbajtur në gojë çdo 4 orë.
Doza e rekomanduar është deri në 4 tableta për tu mbajtur në gojë në ditë.
Tabletat për tu mbajtur në gojë Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil nuk rekomandohen për fëmijët nën 6 vjeç.
Mos merrni Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil menjëherë pas ose gjatë ngrënies.
Mos hani ose pini për të paktën një orë pas ngrënies ose pirjes.

Nëse merrni më shumë se duhet Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil
Me sasinë e caktuar të substancës aktive në çdo tabletë për tu mbajtur në gojë, risku për mbidozim është minimal.
Marrja e një numri të madh tabletash për tu mbajtur në gojë, mund të çojë në probleme gastrointestinale, të tilla si të përziera, të vjella dhe diarre.
Në të tilla raste, ndaloni marrjen e barit, pini shumë ujë ose qumësht dhe kontaktoni mjekun ose farmacistin.

Nëse harroni të merrni Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil
Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e humbur.
Nëse keni pyetje të mëtejshme për përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin.

4. EFEKTET E MUNDSHME ANËSORE
Si të gjitha barnat, Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush mund t’i provojë ato.
Efektet anësore klasifikohen në grupet e mëposhtme sipas frekuencës:

Shumë të shpeshta Prekin më shumë se 1 përdorues në 10
Të shpeshta Prekin 1 deri 10 përdorues në 100
Jo të shpeshta Prekin 1 deri 10 përdorues në 1,000
Të rralla Prekin 1 deri 10 përdorues në 10,000
Shumë të rralla Prekin më pak se 1 përdorues në 10,000
Te panjohura Frekuenca nuk mund të vlerësohet nga të dhënat e disponueshme
Të rralla
Probleme gastrointestinale të tilla si të përziera, të vjella, dhe diarre.
Jo të shpeshta
Reaksione hiperndjeshmërie të cilat mund të manifestohen si rash në lëkurë, të kruajtura, enjtje e fytyrës, vështirësi në frymëmarrje, vertigo dhe ulje e presionit të gjakut.
Reaksionet e mbindjeshmërisë së dermatiteve të kontaktit shfacien në më pak se 1% të pacientëve.
Nëse jeni i mbindjeshëm ndaj benzokainës (e njohur gjithashtu me emrin kimik ester 4-acid aminobenzoik), ka mundësi që të jeni i ndjeshëm gjithashtu ndaj anestetikëve të tjerë lokal të së njëjtës klasë, p.sh. prokainë, tetrakainë.
Nëse ndonjë efekt anësor bëhet serioz, ose vini re ndonjë efekt tjetër që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin.

5. SI TË RUHET SEPTOLETE PLUS MJALTË DHE LIMON JESHIL
Mbajeni larg arritjes dhe shikimit të fëmijëve.
Mos e përdorni Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil pas datës së skadencës së shënuar në paketim.
Data e skadencës i referohet ditës së fundit të muajit.
Mbajeni nën 25°C.
Ruajeni paketimin origjinal për ta mbrojtur nga lagështira dhe drita.
Barnat nuk duhet të hidhen në lavaman ose në plehërat e shtëpisë.
Pyesni farmacistin si të hidhen barnat që nuk përdoren për një kohë të gjatë.
Këto masa na ndihmojnë që të ruajmë ambientin.

6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil

Substancat aktive janë benzokainë dhe klorur cetilpiridiniumi. Cdo tabletë për tu mbajtur në gojë përmban 5 mg benzokainë dhe 1 mg klorur cetilpiridiniumi.
Përbërësit e tjerë janë shije limon jeshil, levomentol, manitol (E421), silicë anhidër koloidale, stearat magnezi (E572), maltitol (E965), dioksid titaniumi (F171), ngjyrues kinolon i verdhë (E104), ngjyrë karamel (E150a), ngjyrë e kuqe AC (E129), povidon K25, shije mjalti (propilen glikol (E1520)), vaj esencial mente, likuid maltitoli, glicerol (E422), vaj i pastër ricini dhe dyllra farmaceutikë (dyll blete i bardhë (E901), dyll karnauba (E903), llak (F904)).
Si duket Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil dhe përmbajtja e paketimit
Tabletat për tu mbajtur në gojë janë me ngjyrë të verdhë të errët, të rrumbullakta, të buta, bikonvekse.
Tabletat per tu mbajtur në gojë ja në të disponueshme në kuti me 18 tableta për tu mbajtur në gojë në pako blister.
Një pako blister përmban 9 tableta për tu mbajtur në gojë.

Informacion mbi mënyrën e përshkrimit
Merret pa përshkrimin e mjekut në farmaci ose dyqane të specializuara.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive